Partizani thyen tabunë duke fituar në Shkodër pas 23 vitesh dhe ngjitet në vendin e dytë në renditje. Ndërsa Vllaznia rrezikon rënien nga kategoria pas humbjes në stadiumin ‘Loro Boriçi’ me rezultatin minimal 0-1.
Ndeshja ka qenë shumë e kontestuar nga vendasit, të cilët për 45’ kanë luajtur me një futbollist më pak dhe janë ndëshkuar me një penallti të kontestuar që vendosi fatin e sfidës. Sacer në fundin e pjesës së parë pas një topi të nga mesfusha niset në drejtim të portës dhe me shumë vështirësi gjuan, por portieri Selimaj neutralizon gjithçka dhe pasi zotëron topin godet sulmuesin me këmbë në fytyrë.
Arbitri Jorgji i ndihmuar edhe nga asistenti ka vendosur që të ndëshkojë Selimajn me karton të kuq dhe të akordojë penallti. Nga pika e bardhë Nexhipi nuk e ka të vështirë që të dërgojë topin në rrjetë duke vulosur një fitore me vlerë.
Pjesa e dytë ishte akoma më shumë agresive nga vendasit, por deri në fund mbeti në fuqi goli i fantazistit të kuq. Vlen të theksohet mbështetja e tifozëve shkodranë, të cilët ishin të shumtë në numër. Kastrioti humb dy pikë shumë të rëndësishme në Kavajë, pasi pëson një gol në minutën e parë shtesë kur ishte gjithçka drejt fundit.
Sefa i dha avantazhin ekipit të Dedes në fillim të pjesës së dytë me 11-metërsh, por në fund të ndeshjes Mancaku barazon gjithçka duke mbajtur Besën larg zonës së ftohtë.
Tirana është mundur për herë të parë për vitin 2014 nga Kukësi me rezultatin 1-2 në një ndeshje thuajse të barabartë në raste dhe në lojë, por verilindorët u treguan më të saktë para portës duke marrë tre pikë me vlerë që e mbajnë gjallë shpresën për vendin e dytë.
Golat janë shënuar nga Cikalleshi për Kukësin dhe Taku për Tiranën. Bardheblutë mbeten akoma në zonën e ftohtë të renditjes, pas ndeshjes trajneri Magani ka kritikuar lojën e ekipit. “Na ndëshkoi vetëkënaqësia, humbja na uli me këmbë në tokë, pasi menduam se po fluturonim.
Gabuam faktikisht, do të analizoj humbjen që secili të kuptojë gabimet dhe të mbajë përgjegjësi. Mendoj se qëndrimi në Superiore për Tiranën është njoll sikur të fitonte titullin. Humbja me Kukësin nuk besoj që do të ndikojë në ndeshjen me Partizanin” deklaroi Magani.
E ndërsa në fushë sfida ishte Fair Play, nuk mund të thuhet e njëjta gjë jashtë saj, pasi tifozët në shkallët e stadiumit kanë hedhur stola në drejtim të policisë, 5 prej tyre janë shoqëruar në Komisariat. Ndeshja tjetër mes Flamurtarit dhe Teutës ka përfunduar 0-0.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com