Partizani vlerëson Tërbunin, Trashi:
Nuk jemi favorizuar nga arbitrat

Partizani vlerëson Tërbunin, Trashi:<br />Nuk jemi favorizuar nga arbitrat
Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi deklaron se transferta e Tërbunit duhet vlerësuar maksimalisht duke parë dhe lojën e mirë që ka zhvilluar ekipi kundërshtar në këtë fillim kampionati.
 
“Në këtë përballje na kërkohet të japim 100% tonë për të siguruar pikët maksimale dhe të vazhdojmë të mbetemi në luftën për titull.
 
Eshtë ende herët për të dhënë një opinion për rivalët direkt në garën për titullin kampion.
 
Përqendrimi ynë duhet të jetë në çdo përballje pa marr parasysh kë kundërshtar do të kemi përballë.
 
Është e vërtetë se me përjashtim të sfidës me Kukësin në takimet e tjera kemi pësuar gol, por më kryesorja është që kemi arritur të përmbysim rezultatin në favorin tonë, çka tregon potencialitet dhe stabilitet të ekipit.
 
Kemi zhvilluar lojra të mira dhe dua të hedh poshtë aludimet në media për një favorizim tonin nga ana e gjykimeve.
 
11 metërshat e dhënë kanë rezultuar të saktë dhe aspak të kontestueshme pasi pamjet flasin qartë”deklaroi ai. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim