Pas 10 ditëve kërkime, gjendet ekipi i zhdukur i futbollit

Pas 10 ditëve kërkime, gjendet ekipi i zhdukur i futbollit

Ekipi i futbollit i zhdukur prej 10 ditësh

Të gjithë lojtarët e një skuadre fëmijësh futbolli dhe trajneri i tyre janë gjetur në një shpellë të përmbytur në Tailandë. Ekipi rezultonte i zhdukur që me 23 qershor dhe pas shumë ditësh kërkime, të afërmit ishin përgatitur për më të keqen.

Kanë qënë marinsat tajlandez, ata që kanë udhëhequr operacionet e kërkim-shpëtimit në shkallë të gjerë të vendit, dhe në momentin e gjetjes të ekipit kanë postuar një video duke treguar momentin që zhytësit britanikë, të ardhur në ndihmë të operacionit të shpëtimit, kanë parë djemtë.

"Sa prej jush?"- ka thënë një nga shpëtuesit tha në anglisht. Ndërsa përgjigjia nga të mbyllurit në shpellë ka qënë se të gjithë ndodheshin aty: "Trembëdhjetë? Brilliante!"

Është ende e paqartë nëse shpëtuesit do të presin derisa niveli i ujit të bjerë, gjë që është e vështirë të parashikohet nga shirat e mëdhenj që kanë përfshirë vendin apo do t’u mësojnë fëmijëve të zhyten dhe të largohen nga shpella vetë.

Përveç ushqimeve dhe veshmbathjeve, një infermiere dhe një mjek janë dërguar në shpellë, ndërsa disa zhytës të qëndrojnë me djemtë për t’i mbikëqyrur.

Djemtë, e moshave 11-16 vjeçare, dhe trajneri i tyre 25-vjeçar u mbyllën në shpellë aksidentalisht teksa po kryenin stërvitjen e tyre të radhës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?