FOTO-LAJM / Pas 12 vitesh zbulohet si e shpiku Sali Berisha vrasjen e protestuesve me famëkeqen çadër-pistoletë 

FOTO-LAJM / Pas 12 vitesh zbulohet si e shpiku Sali Berisha vrasjen e protestuesve me famëkeqen çadër-pistoletë 

çadra pistoletë ose ''çadra bullgare''

Prej shumë kohësh e kam pyetur veten se si Sali Berisha e shpiku historinë e “çadrave pistoletë”, një armë misterioze të cilës mbrëmjen e 21 janarit 2011 i atribuoi vrasjen e 4 protestuesve nga vetë socialistët, por që në të vërtetë u masakruan nga Garda me urdhër të tij. Për shumë kohë mendoja se ajo çadër pistoletë ishte thjeshtë frut i fantazisë së tij perverse që e kishte shtyrë përherë të shpikte mijëra gjëra të tjera. Po tamam 12 vite më pas, gjeta më në fund dhe krejt rastësisht përgjigjen: çadra pistoletë nuk ishte një shpikje e tij, por frut i kulturës së tij personale. E kishte studiuar në shkollë, gjatë leksioneve mbi truket makabre të përdorura nga policitë sekrete marksiste-leniniste që mesa duket i frekuentonte me interes dhe pasion.

Historia e vërtetë e çadrës-pistoletë tregohet në muzeun e spiunazhit në Berlin. E dokumentuar me video dhe foto ajo armë quhet “çadra bullgare” pasi ishte përdorur për herë të parë për vrasjen e disidentit bullgar Georgi Ivanov Markov, një shkrimtar dhe gazetar me 11 shtator 1978 në Londër nga shërbimet sekrete komuniste. Ishin pikërisht ata që shpikën një çadër në të cilën kishin fshehur një sistem goditje që qëllonte një gjilpërë të mbushur me helm me të cilën Markov u godit ndërsa po shkonte te BBC. Vdiq i helmuar pas një agonie të shkurtër. 

Një histori që ruhet në librat (dhe në muzeumet e horroreve komuniste) që mbrëmjen e 21 janarit 2011 Sali Berisha ripeshkoi nga kujtimet e tij politike dhe u përpoq ta përdorë për të akuzuar socialistët si autorë të vrasjeve në boulevard. Falë një video të publikuar nga televizioni im, i lirë dhe i guximshëm, që tregonte se ishte Garda që kishte qëlluar duke vrarë, e vërteta shpejt doli në dritë. Çadra pistoletë u transformua keshtu në një nga shumë gënjeshtrat shpeshherë qesharake me të cilat për 30 vite Sali Berisha mashtron shqiptarët. Të paktën këtë herë e zbuluam origjinën e gënjeshtrës së tij dhe historinë tragjike që kishte mbrapa. (c.b.) 

xy/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/01/2023 03:19

    Kjo eshte histori e vjeter,amerikanet kane dhene dokumentare per praktikat qe bente KGB e shume te tjere nder vite,po keshtu eshte ne libra per spiunazhin modern.Kur e perdori Berisha dhe nga qe nuk bindi askend,kujtoja se kete histori e dinin te gjithe ne Shqiperi.Duhen bere me shume dokumentare historike e edukues e me pak Big Brother V.I.P.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS