Për të numëruar çdo metër tokë që mbillet, çfarë kultivohet, sipërfaqja e fermave bujqësore, makineritë që përdoren e deri tek të punësuarit në këtë sektor, por edhe për regjistrimin e çdo krerë bagëtie, ferme blegtorale apo çdo koshere blete, do të shpenzohen 8.9 milionë euro në 2026-ën.
Vitin e ardhshëm pritet të realizohet ‘Censi i Bujqësisë’, 14 vjet pasi është bërë ‘fotografimi’ i fundit i këtij sektori në Shqipëri.
“Censi i bujqësisë përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo që kryejnë aktivitet bujqësor ose blegtoral, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Njësitë ekonomike bujqësore, objekt i censit, tregtojnë plotësisht apo pjesërisht produktet e tyre, ose mbulojnë vetëm nevojat e tyre familjare”, thuhet në nenin 3 të projektligjit që është hedhur në konsultim publik.
Në relacionin e projektligjit thuhet se përmes këtij censi do të sigurohet një informacion i hollësishëm për njësitë ekonomike bujqësore dhe blegtorale, do të ofrohen të dhëna të sigurta që më pas do të diktojnë edhe vendimmarrjet e politikat për këtë sektor si dhe do të krijohet regjistri statistikor i njësive ekonomike bujqësore.
Censi i bujqësisë do të zgjasë 4 javë, ku numëruesit do të shkojnë në çdo cep të Shqipërisë.
Në projektligj është saktësuar se gjatë kësaj periudhe është e ndaluar për të gjithë individët dhe organizatat, të mbledhin të dhëna nga njësitë ekonomike bujqësore.
Për ata që refuzojnë të japin informacion për punonjësit e INSTAT që do të angazhohen në këtë proces, do të ketë gjoba nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë.
Brenda 12 viteve sipërfaqja e tokës së mbjellë është tkurrur me 18.7 mijë hektarë, pasi në fund të 2024-ës totali i tokës bujqësore së mbjellë sipas INSTAT ishte 677 mijë hektarë.
Po kështu edhe blegtoria, tufat e bagëtive janë rrudhur me 960 mijë krerë në total. Nëse në 2012 në Shqipëri numëroheshin më shumë se 2.9 milionë krerë lopë, dele e dhi, në fund të vitit 2024 në total ishin 2 milionë krerë.
Ndërsa biznesi i ‘ëmbël’ i mjaltit është shtuar, nga 239 mijë koshere në vitin 2012, në 587 mijë koshere vjet.
Censi i bujqësisë ishte parashikuar për t'u zhvilluar në vitin 2022, por ky proces u shty për në 2024-ën, por as ky objektiv nuk u arrit.
Afati i ri tashmë është 2026, nëse projektligji arrin të miratohet këtë vit.
-
Kjo është një grabitje milionëshe edhe censi që u bë ishte një mashtrim asgjë e saktë vetëm vjedhje...
Përgjigju -
Shpenzim i kote,sidomos kur mendon se si funksionon bujqesia,sot e mbjell,neser e le djerre,sot e kam me prodhim,neser nje permbytje,nje ngrice,morri fund cdo gje,sot gjej treg per molle/portokalle,neser,pasneser nuk gjej treg,i keput nje te prere te gjithe pemeve,nuk po flasim per demet nga zjarret,nuk po flasim as per krahun e punes qe eshte relativ.Nuk ka nevoje per census,mjafton te ngresh drone ne pranvere e vjeshte e i shikon sip.e mbjella e mund t'i besh matjet nga ajri.
Përgjigju -
Jepini subvencione ato leke me mire.
Përgjigju -
NE CENSUS SUGJEROJ edhe nje pyetje shtesë , sa afer e keni qendren e bashkise pas reformes territoriale , pra nese nje fshat ne Tiranë eshte 40 km larg nga qendra (Sheshi Skenderbeg) atehere edhe taksa sa me larg qéndres se bashkise (rrethit) aq me e ulet duhet taksa keshtu i ka Gjermania zvicra dhe cdo qytet apo zone , periferia sidomos kur ska as shume infrastrukture (energji 220V apo internet etj etj) pra sa me larg qéndres dhe infrastrukturés llogjika dhe ligji u jep takse apo presion minimal ! Ndryshon nje zone afer qendres se nje bashkie me nje zone 40 km larg!
Përgjigju -
Janë miljona të hedhura kot sepse asgjë nuk do të jetë reale.
Përgjigju-
Nëse duam të shtojmë blektorine dhe Bujqesine , duhet të gjitha suvecionet të mos kenë kufi . Të suvecionohen që nga një dynym per bujqesine , edhe nga një krerë për blektorinë. Kjo sepse çdo fermer bujqesor dhe blektoral në fillim do ta filloje me pak krere bageti , po keshtu edhe me pak dynym toke. Stimulimi të behet edhe mbi bazen e prodhimit vjetor , te prodhimit bujqesor dhe blektoral. Dhe në qofte se duam te shkojme ne Europe te suvencionojme njesoj si shtetet e Bashkimit Evropian. Faleminderit.
-






Komente
Komento