Pas 2 dekadash peshëngritja shqiptare rrezikon Olimpiadën, Gjoza kundër ish-trajnerit Kovaçi: Shkojmë edhe me ftesë

Në 2020 Shqipëria i shkoi më pranë se kurrë medaljes historikë në Olimpiadë, teksa peshëngritësi Briken Calja e humbi në dygarësh vetëm për 1 kilogramë. Mirëpo kur jemi vetëm pak muaj nga Olimpiada e Paris 2024 ky sport nuk ka ende asnjë të kualifikuar. Kjo edhe sepse në Botërorin e pak ditëve më parë, dy peshëngritësit me emër të Shqipërisë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj garuan në kategorinë 81 kilogramë, që nuk është olimpike. Mirëpo për Report TV presidenti i Federatës Shqiptare të peshëngritjes Elez Gjoza thotë se nuk duhet të shqetësohemi, pasi janë edhe 3 gara kualifikuese.

“Një peshëngritës duhet të marrë pjesë brenda dy viteve në pesë aktivitete ndërkombëtare: kampionat europian, botër dhe grand prix. Brenda këtyre aktivitete që sportisti merr pjesë duhet të prodhojë një dygarësh nga vendi i parë në të tretë dhe të jetë brenda 8 në kampionat botëror. Unë nuk jam me shpresë, por jam i bindur që kampioni i botës Briken Calja, por edhe kampioni i Europës e Mesdheut Erkand Qerimaj objektiv kanë jo vetëm Olimpiadën, por edhe të marrin medalje,”-u shpreh Elez Gjoza, president i FSHP.

Ndryshe mendon Zef Kovaçi, ish-trajneri i ekipit kombëtar për 30 vite. Sipas tij kualifikimi është i pamundur, pasi sportistët duhet të humbin peshë dhe kjo do sjellë rezultate edhe më të dobta në kualifikuese.

“Këtë rradhë them fatkeqësisht, se edhe më vjen keq, këto dy mjeshtra që na kanë mbetur janë në fundin e karrierës dhe e shoh të pamundur,”-tha Zef Kovaçi, ish-trajner i ekipit kombëtar.

Presidenti Elez Gjoza thotë se në çdo rast i ka marrë masat që të paktën një peshëngritës të shkojë në Olimpiadë.

“Unë kam bërë një bisedë kokë më kokë me presidentin e federatës botërore Zhalut. Unë e kam siguruar një ftesë,”-tha Elez Gjoza, president i FSHP.

“Fatkeqësisht Shqipëria çdo Olimpiadë ka patur të kualifikuar dhe s’kemi shkuar kurrë me ftesë. Flas që në kohën e Ymer Pampurit,”-deklaroi Zef Kovaçi, ish-trajner i ekipit kombëtar.

Po përse Shqipëria është në rënie në një sport me të cilin është krenuar historikisht?

“Bëjmë gara në palestra, kampionat kombëtar në palestër. Edhe këto kampionate nisin me peshën 25 kilogramë, është turpi i botës sa për të thenë është pjesmarrje. Është sit ë shkoj unë tani në garën e 100 metërshit dhe ta bëj për 20 sekonda. Në fund dal i katërti i pesti sepse jan pak veta,”-u shpreh Zef Kovaçi, ish-trajner i ekipit kombëtar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille