E para dritë jeshile për fatin e djalit nga Elbasani u ndez në emisionin ’Pa gjurmë’ në Report TV, ndërsa stafi pas kërkimeve dhe ndihmës nga korrenspodentët arritën të zbulonin emrin e restorantit në Nice të Francës, vend në të cilin dyshohej se Bashkim Xhina punonte prej kohësh si shef kuzhine. Në qershor të këtij viti në program u shfaq për herë të parë fotoja ekskluzive e 52-vjecarit, shkrepur në vitin 2015. Të pranishëm në studio familjarët konfirmuan se ishte ai Bashkimi që kërkohej. Kishte mbetur fare pak kohë derisa kjo ëndërr do të bëhej realitet. Pasi ’Pa gjurmë’ zbuloi vendndodhjen e 52-vjecarit falë informacioneve të shumë prej emigrantëve shqiptarë, familja udhëtoi në Francë atje ku i pari që e takoi Bashkimin ishte vëllai i tij, Dylaveri. Gjatë një lidhje live motra e tij Lavdie Cehu rrëfeu detajet dhe emocionet e këtij takimi sublim për ta.
Jap lajmin e mirë se ne u takuam me Bashkimin dhe se është shëndoshë e mirë. Ai ndodhej vërtetë në Nice të Francës, atje ku shkoi vëllai im. Ai u takua i pari me Bashkimin, i cili si cdo emigrant kishte patur një jetë të vështirë. Vëllai u takua me vëllanë në restorantin ku Bashkimi punonte si kuzhinier. Bashkimi u lidh edhe me nënën që nuk rreshti së kërkuari. Në komunikimin që e vazhdueshëm që kemi na ka dhënë fjalën se do vij shumë shpejt në Shqipëri, pasi i mungojnë njerëzit që la këtu prej kaq vitesh. Ai ka krijuar familje dhe është i lumtur.
Bashkimi dhe vëllai i tij Dylaveri kishin emigruar që herët drejt tokës helene, ku qëndruan 5 vite sëbashku deri ditën kur u ndanë në vitin 1995. Destinacioni i radhës i Bashkimit do të ishte Franca. I pajisur me pasaportë false greke, duke përdorur një tjetër identitet, ai u njoh si Kristo Xhima. Një 22-vjeçar asokohe la të fejuarën në Shqipëri dhe vetë nuk u bë më kurrë i gjallë. Në Greqi pati miqësi me një çift anglez, me të cilët kishte krijuar një miqësi të ngushtë. Pas tentativës së parë të dështuar për të kaluar në Angli ai shkëputi kontaktet. Por kur shpresa vdes e fundit, për familjen mbeti ende e gjallë, se një ditë do të takoheshin me Bashkimin. Ata iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report, nga ku mori një tjetër kthesë pista e kërkimeve, derisa më në fund u arrit të gjendet 52-vjecari, duke rikthyer buzëqeshjen në familjen Xhina.