Pas 25 vitesh, ‘Pa Gjurmë’ ribashkon dy miqtë e ushtrisë/ Surpriza dhe emocione, por nuk mungojnë as batutat për moderatoren Dume (VIDEO)

Kot nuk thonë se miqësia është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më e shtrenjtë bëhet. E tillë ka qenë kjo miqësi që nisi në vitin 1987 për Nikolin Shytin nga Kopliku i Malësisë së Madhe dhe durrsakun Eqerem Popa, të cilët u njohën kur kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak, tek Currilat në qytetin bregdetar. ‘Pa Gjurmë' realizon këtë takim në distancë, me kërkesë të Nikolinit, i cili nga Michigani i Amerikës kërkoi në program shokun e tij Eqeremin, me të cilin shkëputi kontaktet në vitin 1995. Kur shkoi për t’i dërguar ftesën për martesë, në lagjen nr. 18, ku banonte djali nga Durrësi nuk e gjeti në shtëpi. Në vitin 1997 të dy emigruan jashtë vendit kur rrugët e tyre u ndanë, por miqësia mbeti e fortë në zemër. 

’Në 1997 jemi larguar nga Shqipëria. Shkova për t’i çuar ftesën se po martohesha në vitin 1996, por nuk e gjeta atje. Më thanë se kishte ikur në Itali. Por unë një vit më pas emigrova. Cdo ditë që vjen është një ditë e rëndësishme për mua’,-nis rrëfimin e tij Nikolin Shyti 

Odeta Dume:  Sot është kjo ditë e rëndësishme për ju.
Edhe pse përmes skypeve biseda ngjalli emocione të jashtëzakonshme teksa nga Bologna e Italisë Eqeremi mësoi se nga kush e kishte marrë këtë ftesë, të cilën stafi ’Pa gjurmë’ ia bëri surprizë. Por as Nikolini nga Michigani nuk ishte në dijeni se sot do të ishte dita, që ai do të dëgjonte për herë parë pas 25 vitesh zërin e mikut të tij. Nga skaji në skaj, dy shokët kujtuan gjatë transmetimit live në program, momente të vecanta nga jetët e tyre, të kaluara sëbashku.

Nikolin Shyti: Ne këtej i themi, ej plako
Eqerem Popa: Përshëndetje
Nikolin Shyti: Ej plako ku je plako?
Eqerem Popa: Qesh...Përshëndetje Nikolin
(
Mes lotësh, për Eqeremin kjo surprizë ishte një nga më të bukurat që I kanë bërë deri më tani.)
Eqerem Popa: Cdo gjë mund të prisja, por këtë kërkesën tënde nuk e prisja. Kam menduar disa herë se mos takoheshim, dhe shpresoja tek një ditë si kjo. Kjo ditë erdhi dhe unë jam shumë i emocionuar.
Nikolin Shyti: Unë kam menduar gjithmonë se shpresa vdes e fundit. Dhe shpresa duket se ka kaluar nga Tirana përmes emisionit 'Pa Gjurme'.
Eqerem Popa: Nuk e vë në diskutim që Nikolini ka burrni. Është një shok, një vëlla. Njeri i vecantë. Njeri i fjalës dhe i besës.Edhe unë e konsideroj njeriun më të afërt, si vëllezërit e mi. Kur martoi vëllain dhe e ftova në dasëm, më tha se na donte familjarisht në dasmën e vëllait. Nikolini na priste me xhaxhain e vet. Na kanë pritur në tren për të shkuar drejt Koplikut. Na kanë pritur shumë mirë. Unë e kam patur gjithmonë ndërmend për t'ja gjetur 'folenë' Nikolinit. Kam mbetur i shtangur, i befasuar.
Nikolin Shyti: Gjithcka keni bërë ju për mua, nuk do t'ju dal borxhit. Kam qenë në kushte shumë të vështira në atë kohë dhe ju më jeni gjendur.
Eqerem Popa: Ti e ke merituar. Ke qenë një njeri shumë i vecantë.

Një përshëndetje falenderimi i drejtoi nga Italia edhe bashkëshortja e Eqeremit, mikut të tyre të familjes.
‘Jam Silvana. Të përshëndes edhe unë Nikolin. Të uroj shëndet’.
Kërkon edhe më shumë kohë Nikolini, duke nxjerrë mallin e ditëve të kaluar plot respekt për njëri-tjetrin. Nuk kursen moderatorja e emisionit ‘Pa Gjurmë’ Odeta Dume, për t’ia lënë të gjithë kohën në dispozicion rrëfimit të kësaj miqësie të rrallë. Një rrëfimi i ngrohtë, që tregon sesa rëndësi ka patur kjo miqësi e sinqertë. Report TV ndiqet anekënd dhe kjo bëri që Nikoli t'i drejtohej emisionit ‘Pa Gjurmë’, për të gjetur mikun. Një dëshirë e realizuar nga programi këtë të premte, edhe me një batutë që Nikolini i bëri koleges Odeta Dume:  
‘Kërkova t’i drejtohesha këtij programi, pasi ne e ndjekim shumë dhe na pëlqen. Fëmijët kanë lindur këtu, ata më thanë që ekzistonte një program i tillë në Shqipëri. E di si më tha vajza, mos i kërko Odetës të të prezantohet, në Shqipëri dy njerëz njihen, Odeta dhe Sali Berisha’
Stafi ’Pa gjurmë’ nuk ndalet me kaq, të tjera histori presin zgjidhje. Të lumtur që ky mision i radhës përfundoi me sukses.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oops: 23/10/2020 20:57

    E paskan mbajt ngroht njeri tjetrin ne ushtri :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!