Pas 25 vitesh përfundon 'odiseja' e legalizimit të Kompleksi Malajzian në Tiranë, banorët 30 ditë kohë për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre

Pas një çerek shekulli, përfundon odiseja e kompleksit më të madh të banimit në Shqipëri, i njohur si Kompleksi Malajzian në Tiranë. Kadastra Shqiptare përfundoi nje nga proceset më të gjata dhe me plot problematika. Bëhet fjalë për regjistrimin e apartamenteve të objektit “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimi” të subjektit ndërtues “Tirana Development Corporation” dhe investitor “Kamza Development”, miratuar me vendim nr. 27 datë 26.10.1995 të Bashkisë Tiranë.

Kompleksi ka një sipërfaqe prej 56.000 m2, me rreth 100.000 m2 ndërtim dhe në të përfitojnë 780 njësi banimi dhe shërbimi, apartamente, dyqane, zyra, etj.

Inagurimi i punimeve të tij është bërë në vitin 1995 nga Presidenti Berisha dhe Kryeministri Meksi, por pas atij inagurimi filluan problematikat e pafundme, qoftë të investitorëve dhe qoftë të banorëve, të cilët enden prej vitesh në pritje të certifikatave të pronësisë. Ky kompleks mund të konsiderohet si 'dinosauri' i ndërtimeve të palegalizuara, për shkak të problematikave që mbarte që nga mbivendosja e pronave, vendime gjykatash, AMTP të lëshuara në kohë të ndryshme, vendime të kthimit të pronave, probleme hartografike, etj.

Përfundimi i procedurave u mundësua tani falë eksperiencës së fituar vitet e fundit me legalizimin e pallateve të braktisura nga pronarët si edhe procedurat e formatuara me Ligjin 20/20 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH” dhe VKM 1040, date 25.11.2020, “Për percaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të Aktit të Legalizmit për ndërtimet pa leje”.

Pas procedurave të legalizmit të “Kompleksi Malajzian në Tiranë”, banorët do të kenë një afat 30 ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që do afishohen nga Drejtoria Vendore e Kadastrës Tiranë Rural 2. Këto lista do të afishohen në Njësinë Administrative Kashar, në Zyrat e Shoqërisë “Kamza Development” si edhe në faqen e  facebook të Kadastrës Shqiptare. Pas këtij afati Shoqëria do të fillojë shpërndarjen e dokumentit përfundimtar të pronësisë për secilin banor.

Në rang vendi janë 902 pallate të legalizuara, me rreth 20.000 familje përfituese dhe mbi 2,4 milion m2 ndërtim.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë