Pas 26-vitesh, Mine Cani arrin të lidhet me kushërinjtë e saj në SHBA. Një histori që ishte trajtuar gjatë në emisionin investigativ “ Pa Gjurmë” dhe më në fund stafi arriti në gjurmët e Flamur dhe Shqipe Canit.
Emocione dhe lot gëzimi u përjetuan mbrëmjen e sotme, teksa vajza e xhaxhait mësojë vendin se ku ata jetonin dhe pas 26 vitesh përherë të parë pa imazhin e tyre. Flamur Cani punonte prej 24 vitesh në Departamentin e Policisë së Neë Jorkut, ndërsa motra e tij ishte e martuar me një shtetas turk dhe jetonte në Staten Island të Neë Jorkut. Por si kishin përfunduar kushërinjtë e Mine Canit në SHBA?
Zanafilla daton shumë herët. Babai i tyre, Bajram Cani u arratis nga Shqipëria, në vitet e diktaturës komuniste dhe fati i keq përndoqi familjen e tij, sikundër ndodhte asokohe kur edhe familja Cani pas arratisjes së djalit, e internuan. Bajrami nga Dibra u arratis drejt ish-Jugosllavisë. Ai jeton pak vite në këtë vend dhe martohet me Kujtimen, vajzën me origjinë shqiptare.
Të dy vendosin që jetën e tyre ta ndërtonin në një tjetër shtet, në kontinentin tjetër, në Amerikë. Në Brooklin, Kujtime solli në jetë 2-fëmijë, Shqipen dhe Flamurin. Bajrami i shkruante letra familjes që herë u binin në duar dhe herë jo, për shkak të sistemit. Ishte viti 1989 kur familja e tij në Shqipëri lëvizin nga Lushnja, ku kishin jetuar prej vitesh të internuar, për tu zhvendosur në fshatin Zalldardh të Peshkopisë. Në vititn 1990 në Shqipëri ishte koha e ndryshimeve të mëdha dhe bashkëshortja e Bajramit, Kujtimja vjen për herë të parë në Shqipëri dhe takohet me familjarë të Bajramit. Ndërsa fëmijët ishin rritur dhe ata ishin bërë gjyshër. Shqipja ishte martuar gjithashtu dhe Flamuri.
Herën tjetër të kthimit në atdhe kur Bajrami dhe Kujtimja erdhën në Shqipëri ishte viti 1992. Në sytë e përlotur të nënës ardhjet në atdhe të të birit do të ishin edhe më të shpeshta. Ai merr edhe të vëllanë me vete Jahjan, i cili qëndron në Amerikë tek i vëllai afro 3 muaj. Më pas kthehet në Shqipëri ndërsa lë Bajramin të sëmurë. Ndarja e të vëllait me vëllanë ishte e vështirë, por më e rëndë edhe nga kjo largësi, Jahja nuk mundi të takohej më fizikisht me Bajramin dhe dy fëmijët e tij.