Pas 3 ditësh pezullim të mësimit prej temperaturave të ulëta, nesër të gjithë nxënësit dhe mësuesit kthehen në shkolla! Ministrja e Arsimit: Ja pse nuk u mbyllën kopshtet dhe çerdhet

Pas 3 ditësh pezullim të mësimit prej temperaturave të ulëta, nesër të gjithë nxënësit dhe mësuesit kthehen në shkolla! Ministrja e Arsimit: Ja pse nuk u mbyllën kopshtet dhe çerdhet

Foto ilustruese

TIRANË- Pas një pushimi 3 ditor, nesër të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjitha shkollat në vend do të kthehen në banka për të vijuar mësimin! I ftohti polar që kishte mbërthyer vendin tonë ka nisur të largohet, për rrjedhojë Ministria e Arsimit nuk e ka gjykuar të arsyeshme që të shtynte vendimin për pezullimin e mësimit, e ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të zëvendësohen orët e humbur.

Në fjalën e saj, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se kjo situatë nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera fqinje, si Greqia apo Turqia, dhe qëllimi kryesor ka qenë ruajtja e shëndetit të nxënësve.

"Nesër të gjithë do të kthehen në shkolla. Në e pamë që temperaturat ishin jo të zakonshme për një vend si Shqipëria, dhe kjo nuk është një gjë që ndodh vetëm në Shqipëria, eddhe Greqia e i mbylli shkollat, edhe Turqia, që janë më të zhvilluara dhe rrugët më të mira. Arsyeja nuk ka qenë vetëm ngrohja, por rreziku që has një nxënës", tha Kushi.

Në një kohë kur shumë kanë pyetur se përse janë mbyllur shkollat dhe jo çerdhet apo kopshtet, Kushi ka dhënë argumentet e saj.

"Çerdhet janë në varësi të Bashkive, por edhe prindërit nuk janë të detyruar, ndërkohë që shkolla ka një program që nëse nxënësit mungojnë  marrin mungesa pa arsye. Ishte e nevojshme për të parandaluar çdo lloj rreziku", tha Kushi.

Shkollat u mbyllën për 3 ditë, nga 24-26 janar me argumentin jo vetëm për temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes në shkolla, por për shkak të rrezikut që i kanosen fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe e kundërta. 

Report Tv e ka sjellë në vëmendje herë pas herë mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla. Vetëm pak ditë më parë në vëzhgimin e bërë në terren nga gazetarët, nxënësit ka rrëfyer se janë detyruar që të blejnë vetë rezistenca pasi e kanë të pamundur të mësojnë në temperatura. Këtë fakt e pranoi edhe vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi në studion e Report Tv, ku tha se po punohet për të rregulluar këtë problem.

Nga ana tjetër, ia vlen të theksohet se ky muaj është shoqëruar edhe me një fluks fëmijësh në pediatri me temperaturë, kollë, këputje trupi, për shkak të gripit të stinës, por edhe Omicron, variant i COVID.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë