Pas 30 vitesh, në Shkodër do të rikthehet festivali i humorit! Çuliqi: Do mbahet në maj, marrin pjesë edhe shqiptarët e trojeve

Pas 30 vitesh në teatrin Migjeni të Shkodrës do të organizohet festivali mbarëkombëtar i humorit. Gjatë një komunikimi me mediat, drejtori i teatrit Arjan Çuliqi tha se aktiviteti do të organizohet në muajin Maj.

“Festivali do të mbahet përgjatë 5 ditëve në muajin Maj. Do të ketë disa grupmosha që do të konkurrojnë në disa zhanre të humorit, si stand up komedi, parodi, skeçe. Do të marrin pjesë aktore nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi përpos qyteteve tona të Shqipërisë”, tha Arjan Çuliqi

Çuliqi shprehet se synon të organizojë për këtë festival një trupë të zgjedhur të ndërthurur mes brezit të vjetër me atë të ri.

“Synimi im është të formohet trupa e varietese me talentet e reja që shumë shpejt do të jenë e ardhmja e humorit në vend”, theksoi drejtori i teatrit.

Ndërsa kalendari i aktiviteteve të teatrit Migjeni për vitin 2024 starton me shfaqjet për fëmijë dhe festivalin e të rinjve.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore