Pas 39 vjetësh, dorëshkrimet e Musinesë i dhurohen Arkivës, Bibika Kokalari: Në shtëpinë e saj gjeta 27 vepra të diktatorit, ju rrëfej çfarë më tha kur më dorëzoi shënimet.

Një valixhe e vjetër me dorëshkrime politike, etnografike e letrare mban copëza jete e krijimtarie të Musine Kokalarit. Siç shkruan në shënime shkrimtarja, po të mos qe për “lojën e sigurimit të Kadri Hazbiut” a për “helmin” që kanë derdhur ndaj saj udhëheqësit e komunizmit, shumë syresh do t’i kish përpunuar...

“Janë shënime që i ka mbledhur burgjeve, e që në vitet ’70 është përpjekur t’i rishkruajë. Ajo punonte gjithë ditën në punë krahu, e kur kthehej shkonte në bibliotekë. Kishte vetëm një rrogë punëtori. E vetme në Rrëshen. Një doktoreshë në letërsi, të vuante kaq shumë. S’kam fjalë për ta përshkruar!”

Në prag të 105-vjetorit të lindjes, të afërmit ia dhurojnë këtë trashëgimi Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pavarësisht interesit që ka shprehur edhe një bibliotekë amerikane. Në këtë formë ata përmbushin amanetin që u la Musineja afro gati 4 dekada më parë...

“Ne i kemi marrë këto dokumente në qershor të vitit 1983. Kur i dha dokumentet dhe gjithë materialet ajo psherëtiu thellë. Saqë mendova se në atë kohë ajo mbaroi se ishte shumë e sëmurë atëherë. Dhe e pyes, çfarë ke Musine. Më përgjigjet: ‘Tani jam e qetë do të vdes rehat se dorëshkrimet janë në duar të sigurta” , shprehet Bibika Kokalari, bashkëshortja e kushëririt të Musinesë.

Mes letrave, Bibika Kokalari ka gjetur edhe korrespodencën me të. Ndërsa momentet që i emocionojnë më shumë teksa i kujtojnë, janë puna e rëndë e krahut që bënte Musineja në Rrëshen dhe shtrimin në spital, të cilin ia shtynin me muaj, pa i dhënë asnjë shpjegim.

“E kam takuar në spital. Kujtoj siluhetën e saj,flokët e drejta... Zbriti shkallët dhe më ledhatoi kokën”, tregon mbesa Rozeta Kokalari.

Ruan thuajse gjithçka të lënë nga Musineja.

“Në shtëpi unë i gjeta edhe 27 vepra të Enver Hoxhës, që ajo i merte, i lexonte dhe i nënvizonte. Po të them të drejtën nuk i mora.”

Ka ende për të zbuluar nga trashëgimia që ka lënë Musineja. Por, siç thonë të afërmit, shteti duhet të kthejë sytë nga shtëpia e saj në Gjirokastër, duke e hapur për publikun dhë të krijojë një qasje tjetër edhe për brezin e ri ndaj krijimtarisë së saj.

“Duhet të jetë në librat e shkollave, jo që nxënësit të njohin Musinenë, por që njerëzit të njohin historinë e vetë dhe të jenë krenar për nga vijnë. Sepse Musineja i takon të gjithë shqiptarëve, nuk i takon familjes sonë vetëm” , shton Rozeta.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido, u bëri thirrje të gjithë pasardhësve të personaliteteve shqiptare, që të dorëzojnë dorëshkrimet që mund të kenë prej tyre. Sipas tij, është kjo mënyra më e mirë për t’i ruajtur, por edhe për të afruar publikun e studiuesit me veprën e idetë e  tyre.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër