POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pas 6 vitesh lidhje, modelja ndan Lori Hoxhën nga i dashuri i saj Vis Bajraktari

Vis Bajraktari dhe Lori Hoxha

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari njihen si një nga çiftet më jetëgjatë në shoëbizin shqiptar. Ata janë njohur që të vegjël, teksa shkonin të dy në të njëjtën shkollë, dhe vetë blogerja shqiptare ka rrëfyer se Visi ishte i vetmi që e mbronte kur të gjithë donin ta ngacmonin.

Mirëpo mesa duket kjo lidhje e gjatë më shumë se 6 vite ka marrë fund, dhe çifti del zbuluar me anë të rrjeteve sociale. As Lori dhe as Visi nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, madje kanë filluar ta thumbojnë me postime.

Dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram

26-vjeçari postoi një meme +18 ku tregonte se si të kënaqësh një modele, dhe vetëm pak momente më pas të njëjtën gjë postoi edhe blogerja vetëm se me pak ndryshime. Mos vallë mes tyre është futur një modele?! Këtë nuk dimë ta themi, por ylli Hoxha ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale me postime, duke publikuar momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

I njëjti postim i bërë nga Visi dhe nga Lori 

Gjithsesi as Lori dhe as Visi nuk i kanë shirë fotot që kanë me njëri-tjetrin në profilet përkatëse në rrjetet sociale, por një koment në një nga fotot që Hoxha publikoi para disa ditësh, i ka ndezur pak gjakrat mesa duket. "Mbrëmë ai ishte me tjetër, të mban vetëm për foto në Instagram,"- shkruan një komentues. 

Komenti në foton e Lori Hoxhës

fl.mi./Shqiptarja.com
Komento