Pas 7 dështimesh radhazi, nënës nga Vlora i rrëmbejnë fëmijën nga gjiri! Ku ia çoi spitali vajzën e sapolindur?

Thëllëza e Agim Alushaj u martuan në vitin 1991. Thëllëza pati 7 dështime njëra pas tjetrës.

E vrarë në shpirt dhe me dëshirën për t'u bërë nënë Thelleza më në fund sjell në jetë një vajzë më 16 mars të vitit 1999. Pas kësaj Thëllëza kalon në vdekje klinike për 3 dite. Kur nëna duhet të kishte në krah fëmijën ajo gjendej në reaminacionin e maternitetin të Vlorës.

Thëllëza përmendet dhe bashkë me Agimin ngjiten në katin e dytë përtej dritares e shohin vajzën e tyre. Ritual të cilin e bënin disa herë me radhë. Por mjeket vendosin që Thëllëzën ta dërgojnë në Sanatoriumin e Tiranë për kurim. Agimi e shoqëron dhe me t'u kthyer nga Tirana shkon për të parë foshnjën, aty ku mjeku e tregon se vajza kishte ndërruar jetë, por nuk iu dhanë asnjë dokument.

Familja dyshon se mjekët e kanë çuar vajzën në befotrof dhe më pas nga aty është birësuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 06/06/2019 23:04

    E besoj zonjen per denoncimin,mbas politikaneve doktoret jane 95%te korruptuar( hiq ketu spitalet private).E kemi pare me syte tane.Kur ishte im ate shtruar ne spitalin e Vlores me thote doktori duhet nje ilac i cili gjendet o ne farmaci o tek murgeshat,shkuam ne farmaci nuk kishte shkuam tek murgeshat na thane kush ju dergoi i thashe doktori i spitalit me tha qe spitalit i kemi dhene shume nga ky ilac ,pra nuk me dhsne(me te drejte).I them doktorit qe nuk gjeta me tha gjeta une po do ta paguash ilacin dhe nxora leket dhe thjesht pagova.Heren e dyte qe u shtrua im ate nuk e shpetova dot(dhe largesia per arsye te kurbetit)kur e cova ne tirane tek spitali amerikan i tregoj diagnozen qe kishte mare ne vlore .Doktori vuri duart ne koke me tha eshte komplet gabim dhe eshte vone.Si puna ime ka shume njerez qe kane humbur te afermit e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump