Pas 70 vitesh, Arabia Saudite hap lokalin e parë me alkool

Pas 70 vitesh, Arabia Saudite hap lokalin e parë me alkool

Foto nga një banakier në një lokal në Riad duke përgatitur pije pa alkool

Arabia Saudite ka deklaruar se do të hapë një dyqan në Riad për t’i shitur alkool një grupi të zgjedhur emigrantësh jomuslimanë, i pari që hapet në më shumë se 70 vjet.

Klientela do të kufizohet në personelin diplomatik, i cili prej vitesh ka importuar pije alkoolike në pako zyrtare të mbyllura, të njohura si thasë diplomatikë.

Zyrtarët sauditë thanë se dyqani do të kundërshtonte “tregtinë e paligjshme të alkoolit”, raporton BBC.

Ndalimi ka qenë ligj që nga viti 1952, pasi një nga djemtë e mbretit Abdulaziz vrau në gjendje të dehur një diplomat britanik.

Dyqani i ri do të vendoset në lagjen Diplomatike të Riadit në perëndim të qendrës së qytetit, sipas një dokumenti të parë nga agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters.

Një burim i tha Reuters se dyqani pritej të hapej brenda javësh. Megjithatë, do të ketë kufizime, si: Personat duhet të regjistrohen paraprakisht dhe të marrin leje nga qeveria, askush nën 21 vjeç nuk do të lejohet në dyqan.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë