Pas 9 orë protesta nga opozita
 Kuvendi mblidhet “fshehurazi”

Pas 9 orë protesta nga opozita<br /> Kuvendi mblidhet “fshehurazi”
Kuvendi i Kosovës pas një maratone të shtyrjeve të një pas njëshme të punimeve, është mbledhur në një ambient tjetër pasi salla ishte e pushtuar nga gazi lotsjellës. Deputetët e mazhorancës u mblodhën në një ambient tjetër ku nuk u lejuan deputetët e opozitës, ku miratuan projektligjet që ishin në rend dite. Në këtë mënyrë i është dhënë fund ngërçit të krijuar, pasi deputetët e opozitës bllokonin punimet duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

Kaos në Kuvend
 
Situata në Kuvendin e Kosovës ka dalë totalisht jashtë kontrollit, në seancën e së premtes. Deputetët e opozitës disa herë kanë hedhur gaz lotsjellës për ta penguar mbajtjen e seancës. Seanca ka vazhduar deri rreth orës 02:00 të së shtunës në një sallë të improvizuar të Kuvendit dhe pa praninë e opozitës.
 
Gaz lotsjellës, fyerje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës dhe masa shtesë sigurie. Kështu është karakterizuar seanca maratonike e së premtes e Kuvendit të Kosovës, e cila ka filluar në orën 16:00 dhe ka zgjatur deri rreth orës 02:00 të së shtunës. Protesta pati edhe jashtë ambienteve të Kuvendit, raporton “Zëri”.

Kurti: Bashkë me “Zajednicën” do bjerë dhe qeveria
 
Por, pavarësisht këtij zhvillimi partitë opozita janë shprehur se ata nuk do të heqin dorë nga kërkesa për anulimin e marrëveshjes me Serbinë për krjimin e bashësisë së komunave serbe. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë për shtyp tha se mbrëmë për nëntë orë rresht opozita e bashkuar protestoi brenda sallës së Kuvendit dhe jashtë saj. Ymeri e cilësoi protestën “fitore” të subjekteve opozitare për shkak se edhe mbrëmë.

“Një qeveri që e tëra vendoset në funksion të zbatimit të kërkesave dhe interesave të Serbisë brenda Republikës së Kosovës, nuk do të jetë njëkohësisht as transparente e as demokratike: ata janë zaptues që merren vesh skutave, rrënues të Republikës që veprojnë natën. Dhe kështu nuk mund ta kenë të gjatë. Protesta jonë do të vazhdojë. Kuvendi i Republikës nuk do të bëhet mekanizëm për kontrabandim të ‘Zajednicës’, e as mekanizëm për shpëlarjen e të palarave të qeverisë”, tha Ymeri.
Ish-kreu i VV-së Albin Kurti, tha se duke qenë të bashkuar, të vendosur dhe aktivë nuk kemi lejuar normalizimin e “Zajednicës” në Kuvendin e Republikës. Në Kosovë nuk mund të ndërtohet edhe Republika edhe “Zajednica”. Prandaj “Zajednica” do të bjerë ose bashkë me të do të bie edhe qeveria. Nuk ka zgjidhje tjetër.
"Ata kanë pritur që ne do të lodhemi, ata kanë pritur që ne do të mërzitemi, por asnjë nga këto nuk ka ndodhur. As në rrugët e Prishtinës dhe as në sallën e Kuvendit. Rezultat i qëndrueshmërisë sonë të pakompromis është edhe fitorja e mbrëmshme”, tha Kurti.
 
Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur ngjarjet e djeshme në Kuvend, dëshmojnë se në Kosovë është përmbysur edhe jeta parlamentare edhe sistemi demokratik. “Meqë nuk po shohim shenja të reflektimit as të përgjegjësisë politike, të dyshes Mustafa-Thaçi, meqë deri me sot janë penguar të gjitha nismat për t’i dhënë zgjidhje këtyre temave, dhe meqë është provokuar kaq rëndë opozita edhe opinioni me “Maskaradën” e djeshme në Kuvend, ne do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë këto marrëveshje deri në tërheqje, ose dorëheqje të qeverisë. Është për tu habitur se si qeveria, në vend që të reflektojë dhe ta shohë Opozitën si partner në këto tema, ka vendosur që ta luftojë atë, madje edhe me polici në Kuvend “, tha Haradinaj.
 
 
Jahjaga: Opozita të heqi dorë nga dhuna
 
Presidentja e Kosovës, Atifete jahjaga përmes një deklarate për mediat ka ftuar gjithë spektrin politik që t’i kthehet normalitetit. Jahjaga i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të heqin dorë nga dhuna dhe jeta politike t’i rikthehet normalitetit.Dekalrata e presidentes së Kosovës:
Jam thellësisht e shqetësuar dhe e shpreh keqardhjen time të thellë për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij. Skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare.
Apeloj te deputetët e opozitës të heqin dorë nga dhuna. Aspiratat e vendit tonë po rrezikohen thellësisht nga këto ngjarje dhe këto veprime po e dëmtojnë demokracinë që e kemi ndërtuar me mund. Apeloj te i tërë spektri politik që t'i kthehen normalitetit, që institucionet të vazhdojnë punën sepse kemi shumë sfida para vetes.
Qytetarët që na kanë zgjedhur presin nga ne të jemi shembull i promovimit të sundimit të ligjit, respektim të procesit demokratik. Dialogu është gurëthemel i demokracisë. Aty ku ka dialog, ka zgjidhje.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste