Pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Lajpcigut dhe reagimeve të NATO-s e Bashkimit Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Ukraina do ta bëjë gjithnjë e më të rrezikshme hapësirën ajrore ruse. Ai theksoi se Kievi nuk synon aviacionin civil, por u bëri thirrje kompanive ajrore dhe atyre të sigurimeve të marrin parasysh se dronët ukrainas do ta bëjnë shumë të rrezikshëm fluturimin mbi territorin rus.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha shprehu solidaritet me Gjermaninë, duke e cilësuar incidentin në Lajpcig pjesë të strategjisë agresive të Rusisë ndaj Gjermanisë dhe Evropës dhe kërkoi një përgjigje të vendosur, përfshirë sanksione të tjera ndaj Moskës.
Lajmi kryesor:
Gjermania akuzon Rusinë për sulmin me dron në aeroportin e Lajpcigut, reagon NATO: Përpjekjet për të na frikësuar do të dështojnë! Përgjigjet Moska: Ju sponsorizoni terrorizmin!







