Pas akuzave për Logon e Tiranës, PD kapet edhe me këngën: Është kopjuar (VIDEO)

Pas debateve të shumta për logon e Tiranës 100 vite kryeqytet, ku u hodhën akuza për plagjiaturë, PD ka akuzuar sërish Bashkinë Tiranë se këtë herë ka vjedhur edhe këngën në klipin e krijuar për 100-vjetorin e Tiranës. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa përmes një statusi shkruan se teksti është i njëjtë me këngën e bërë për Londrën.

'Tirana në këtë 100 vjetor mund te kishte qindra këngë të orkestruara posaçërisht për të, duke e nderuar kryeqytetin, duke përfshirë edhe motivet tironse pse jo. Por jo, Veliaj zgjodhi që për 100 vjetor Tiranën ta nderonte me një vjedhje të radhës, me këngën e Londrës! Pasi kopjoi logon, nuk kishte si mos të kopjonte edhe kolonën zanore ndërkohë që kanë shpenzuar mijëra euro nga paratë e qytetarëve të Tiranës', shkruan ndër të tjera në Facebook, Zhupa.

Disa ditë më parë u hodhën akzua nga PD edhe për logon, ku reagoi edhe vetë krijuesi i saj Fisnik Ismaili i cili tha se 'origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke e përdorë stilin në fjalë'. Pra risia në logo është përfshirja e numrit 100 në emrin e kryeqytetit shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë