Pas apelit në Report TV, mbërrijnë ndihmat në familjen në Korçë, nëna: Më në fund vajzat mund të festojnë si shoqet

KORÇË- Pas apelit për ndihmë në Report Tv kanë mbërritur dhe ndihmat e para për familjen Norolli me 5 anëtare në Vloçisht të Korçës. Qytetarë të thjeshtë dhe biznese private kanë dërguar para, ushqime dhe veshmbathje për këtë familje e cila jeton në kushte ekstreme të varfërisë.

Në këto ditë festash është bërë e mundur qoftë edhe sadopak që t’i tregojmë kësaj familje që nuk është vetëm. Në sytë e tre fëmijëve shihet qartë shkëlqimi i tyre nga lumturia kur në duart e tyre kishte lodra.

Gazetarja e Report TV Gladiola Hoxha shoqëroi Nertilën mamanë e tre fëmijëve që të tërhiqte shumën e dhuruar nga emigranti shqiptar që jetonte në Itali. E lumtur dhe falenderuese Nertila tregon se të paktën ky vit do të jetë ndryshe, me ushqime në tavolinë, lumturi dhe buzëqeshje tek të vegjlit e saj.

“Menjëhershëm, më kanë ndihmuar më kanë sjellë ushqime dhe një person më dërgoi lekë dhe ja di për faleminderit për fëmijët e mi. Kush më dëgjon tani zoti i bekoftë dhe viti i ri qoftë i mbarë për të gjithë Shqiptarët. Kush ka dëshirë të më ndihmojë, ia di për faleminderit për vajzat e mia. Vajzat e mia të jenë të gëzuara dhe ato si shoqet e tjera të kenë një festë të bukur këtë vit”, tha Nertila Norolli.

Të gjithë qytetarët që duan të ndihmojnë këtë familje të kontaktojnë me Report Tv edhe Shqiptarja.com pasi çdo ndihmë e ofruar mund të ndryshojë jetën kësaj familje.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE