Belgjika heq nga kërkimi ndërkombëtar shqiptarin që sfidoi drejtësinë belge, Safet Rustemi (Foto)

Belgjika heq nga kërkimi ndërkombëtar shqiptarin që sfidoi drejtësinë belge, Safet Rustemi (Foto)

Tabela e policisë belge ku është hequr emri dhe fotoja e Safet Rustemit

Pak ditë pas arrestimit të tij në një bilardo në Tiranë, shteti belg ka fshirë nga lista e njerëzve më të kërkuar në Belgjikë, Safet Rustemin (Bajri). Në faqen e policisë belge, janë fshirë të gjitha të dhënat për Rustemin, ndërkohë që emri i tij doli në listë më 10 korrik. Në foton e mëposhtme, ku është edhe përshkrimi me të cilin policia belge kërkonte Safet Rustemin thuhej se ‘i forti’ i Bajrajve ishte dënuar me 22 vite burg, dhe se sillej dhunshëm duke detyruar gratë të prostituonin.

Faqe e policisë Belge

 Më 25/01/2017, Safet Rustemi u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel. Për këtë qëllim, ata (banda kriminale) nuk “kanë kursyer asnjë mjet”: shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentativa për vrasje, zhvatje, trafikim të qenie njerëzore, në këtë rast gratë e reja të cilat u detyruara të prostituonin. Rustemi dhe bashkautorët e tij zakonisht silleshin shumë dhunshëm.

Më 22 shkurt 2014, ai përsëri dënohet nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 8 vjetësh si kreu i një bande kriminale që merret me importin dhe trafik droge. Po të njëjtën ditë, ai dënohet me pesë vjet burgim për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje.

Policia Belge për Rustemin më 10 korrik.

 

Emri i Rustemit i fshirë nga faqja online e policisë belge.

Safet Rustemi (Bajri) u la sot në burg nga gjykata e Shkodrës, pas një operacioni të gjerë ku u arrestuan 11 persona të përfshirë në grupin e Bajrajve. Mbi ta rëndojnë disa akuza, si ajo e vrasjes me dashje, pastrim parash, organizim llotarish dhe armëmbajtje pa leje. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh