Pjesëtarë të EULEX-it kanë bastisur sot shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, pasi Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar dhe akt-akuzat, në të cilat thotë se ata do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.

Pas arrestimit të tyre dje në Hagë pas konfirmimit të akt-akuzave nga Gjykata Speciale, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka zhvilluar një mbledhje me qeverinë në mëngjes ku pasi e ka quajtur një vendim të padrejtë ka theksuar se padrejtësitë karshi Kosovës nuk mund të vazhdojnë pa fund.

Të gjithë anëtarët e qeverisë kanë pasur në fokus arrestimin nga Specialja të ish-presidentit të vendit, Thaçi, pasi dha dorëheqjen  dhe 3 politikanëve të tjerë. Hashim Thaçi dha dorëheqjen ditën e djeshme pas konfirmimit të aktakuzave. Sipas Gjykatës Speciale do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.

Në aktakuzën thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe 100 vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:31
Pasi u arrestuan në Hagë, ​EULEX bastis shtëpitë e Thaçit, Veselit dhe Selimit! Kontrolle edhe brenda selisë qendrore të PDK

Pjesëtarë të EULEX-it po bastisin shtëpinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Kontrolle janë kryer edhe brenda selisë qendrore të PDK. Dy makina të Misionit të BE për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX janë në hapësirat e selisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës mëngjesin e sotëm.

 

Ora 09:30
Arrestimi i Thaçit, Hoti nga mbledhja e qeverisë: Padrejtësitë karshi një vendi s'mund të vazhdojnë pa fund (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme ka folur për arrestimin e  ish-presidentit të vendit, Hshim Thaçi, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi nga Haga, duke e quajtur këtë një vendim të padrejtë.

Ai theksoi se padrejtësitë karshi një vendi nuk mund të vazhdojnë pa fund.

"Në kohë të vështira të Covid po kalojmë edhe këtë sfidë. Marrja  e qeveria e Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike. Pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe as me veten dhe as të tjerët. Padrejtësitë karshi një vendi smund të vazhdojnë pa fund", tha Hoti.