Pas barazimit 0-0 në Kopenhagen me Danimarkën dhe humbjen me Portugalinë në minutat e fundit në Elbasan Kombëtarja Shqiptare ka zbritur 7 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin Tetor.


Përfaqësuesja Kuqezi nga vendi i 25 që ishte më 3 Shtator ka zbritur në të 32. Megjithatë Shqipëria vazhdon të ketë një renditje më të mirë se përfaqësuese si ajo e Turqisë, Greqisë apo Suedisë.


Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për t’u dhënë 3 pikë kuqezinjve për sfidën e shumëpërfolur me Serbinë, Shqipëria shënoi një rekord historik duke u renditur e 22 në Botë.


d.b/shqiptarja.com