TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe zëdhënësja e qeverisë, njëherazi ministre për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali kanë zhvilluar pasditen e sotme një takim me me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU, për Europën Katja Leikert dhe delegacionin nga Bundestagu gjerman.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali e cila ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi.

"Me nënkryetaren e Grupit Parlamentar CDU/CSU për Europën, Katja Leikert, dhe delegacionin nga Bundestag-u gjerman", shkruan Spiropali krah fotos.

Ditën e sotme nënkryetraja e grupit parlamentar CDU/CSU zhvilloi në selinë blu një takim me kreun  e PD, Lulzim Basha.