Pas Berishës, edhe Meta 'i del në mbrojtje' Ahmetajt për deklaratat e tij: Nuk ka gënjyer! Vetëm Rama mund të vinte në lëvizje qeverinë për inceneratorët

Pas Berishës, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për deklaratat e bëra nga ish zv.kryeministri, Arben Ahmetaj i cili mbrëmjen e djeshme mohoi të gjitha akuzat për lidhjet e tij me aferën e inceneratorëve dhe këmbënguli se nuk kishte firmosur për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Meta tha se Ahmetaj nuk ka gënjyer në deklaratat e bëra dhe theksoi se pavarësisht se kishte përgjegjësi për përfshirjen në procesin e miratimit të vendimeve, sërish miratimi i 17 projekt-vendimeve brenda 24 orëve, nuk do të ishte i mundur pa pasur urdhër të posaçëm nga vetë kryeministri, Edi Rama.

 “Si tha dje ish ministri Arben Ahmetaj? Tha “nuk isha unë kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë, për punën e inceneratorëve”. Normale, ai nuk ka gënjyer. Ai ka përgjegjësitë e veta si ministër, por si mund të futen 17 vendime të paligjshme në një ditë të cilat me procedura normale do të kërkonin të paktën 6 muaj.

Vetëm me urdhër të Ramës, që të vjedhë Edi Rama qytetarët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por të fusë edhe shokët e tij një nga një në burg, sic i ka futur. Njëherë Lefterin, njëherë Saimirn, vetëm që të shtyjë ditët e veta dhe agonitë e veta sepse është i pashpresë” tha Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, mbrëmjen e sotme zhvilloi një mbledhje me strukturat e partisë në Kamzë, ku kërkoi edhe mbështetjen për kandidatin e Rithemelimit, Arjan Hoxha.

 

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/02/2023 01:19

    Duket qe Ahmetaj nuk do te mbetet si peshku pa uje.Sapo paska marre indirekt dy /ftesa/ interesante nga Berisha e Meta,i mbetet vetem te zgjedhe.

    Përgjigju
  • Tahipi: 24/02/2023 23:43

    O liro kur u bone me te .ke kryer pun lali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari