Pas bojkotit të Komisioneve, Paloka: Do kërkojmë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, do publikojmë bisedat e SKY dhe lidhjet e politikës me krimin!

Deputeti Edi Paloka doli në një konferencë për mediat menjëherë pas fjalimeve në Komisionin e Integrimit me deputeten Jorida Tabaku, nga e cila dolën pasi PD ka vendosur bojkotin e Komisioneve.

Teksa theksoi të njëjtat pika që trajtoi në Komision, ligjvënësi demokrat bëri edhe një njoftim publik se PD do i kërkojë Parlamentit ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, ku sipas tij do të hetohen dhe bëhen publike lidhjet e politikës dhe zyrtarëve me krimin.

Ai pretendoi se ministra dhe deputetë të mazhorancës dalin në përgjimet e SKY ECC dhe këto do publikohen në vijim. Paloka akuzoi qeverinë dhe drejtësinë e re se po burgosin liderët e opozitës, duke përmendur Salianjin dhe Berishën, teksa përmendi edhe faktin se “mediat në shumicën e tyre i kontrollon qeveria”.

“Do publikojmë lidhjet e krimit me politikën. Bisedat e politikanëve, deputetëve, ministrave të mazhorancës me krimin në SKY dhe Enchrochat, ka biseda të regjistruara, do publikohen të gjitha lidhjet me bandat kriminale. Do publikojmë bisedat ku do dalin lidhjet e tyre. Për këtë qëllim do kërkojmë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, për të zbardhur lidhjet e krimit me politikën. Nga informacionet që kemi, ne dalin deputetë dhe ministra të lidhur me krimin”, tha Paloka.

Ai u pyet nga gazetarët se cilët janë deputetët dhe zyrtarët dhe nëse ka deputetë të opozitës në përgjime.

“Nuk ka deputetë të opozitës që të kenë lidhje me krimin apo në përgjimet e SKY. E kam parasysh për çfarë e keni fjalën, se është përhapur në media, por kjo përhapje është bërë qëllimisht në media, për shantazhimin e deputetëve të opozitës. Por ju garantoj që nuk është e vërtetë, s’ka asnjë deputet të opozitës”, tha deputeti i PD.

Paloka theksoi se më tej ai dhe kolegët opozitarë nuk do jenë prezentë në Komisionet Parlamentare, deri në vendimet që sot pasdite, ora 15:00 do të marrë Grupi i PD dhe qëndrimi që do shpallin për marrëdhëniet e mëtejshme me Parlamentin.

Deputeti opozitar theksoi se “PD e mbështet integrimin dhe do ta mbështesë, por Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht dhe skandalet qeveritare nuk hetohen”.


Lajmi kryesor:

Burgosja e Salianjit/ PD nis aksionin, bojkoton komisionet! Tek 'Integrimi' shkon vetëm Tabaku e Paloka, ikin pas deklaratës politike! Peleshi: Të paktën këtu mos merrni peng mikrofonin


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille