Pas raundit të 7 të bisedime të zhvilluara në Bruksel, në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, dy kryeministrat Thaçi e Daçiç kanë udhëtuar në të njëjtin aeroplan drejt Nju Jorkut.
Mediat kosovare shkruajnë se konfirmimi që Thaçi e Daçiç janë nisur bashkë për në Nju Jork ka ardhur nga vetë përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherinë Ashton, njëherësh ndërmjetësuese e takimeve të tyre.
Ky gjest është komentuar nga zyrtarët evropianë si hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu serb Ivica Daçiç do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Thaçi dhe Daçiç mbrëmë, për herë të parë, që nga fillimi i dialogut në Bruksel, kanë mbajtur konferencë të përbashkët pas përfundimit të raundit të shtatë të bisedimeve. Edhe pse deklaruan se nuk është arritur marrëveshje, të dy homologët u shprehën se janë bërë përparime në këtë fushë.
Fryma e zbutjes së konfliktit Kosovë-Serbi, u shfaq edhe gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Papa Françeskut në Vatikan, ku gazeta kosovare Express publikoi një foto të kryeministrit Thaçi dhe presidendit serb Nikoliç teksa të dy shtrëngonin duart me njëri-tjetrin
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptatja.com)
/Shqiptarja.com