Pas denoncimit në 'Pa gjurmë' gjendet në Shkodër i mituri i zhdukur

Gjendet në Shkodër Kristjan Ndoj, i mituri që kisht humbur çdo kontakt me familjen e tij prej 22 dhjetorit të vitit 2018. I mituri u gjet pas denoncimit të rastit në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Televizion. Gjatë kësaj kohe i mituri kishte lypur, ku me paratë e marra blinte ushqime. Babai më herët deklaroi në emision se disa të rritur e kishin marrë peng djalin e tij, duke e mësuar se nuk duhej të kthehej në shtëpi, por si djali i vogël, ashtu edhe babai, Pali, nuk bënë publik asnjë nga emrat e personave të rritur që kanë sjellë këtë ndikim tek fëmija i tyre.

Pali dhe Vitorja nga Pojani i Pukës prindër të 5 fëmijëve erdhën në emisionin "Pa gjurmë" në kërkim të Kristianit, i cili ishte larguar edhe më parë nga banesa, sikundër ndodhi edhe në vitin 2018 kur teksa iku bashkë më shokë të tij nga shtëpia u gjet nga policia në plazhin e Shëngjinit, ai ishte i vetëm. Pasi policia e ktheu pranë familjes, prindërit Pali dhe Vitore e pyesin për shkakun e largimit të tij. Kristiani i pohoi se ishte një djalë i rritur, ai që i kishte thënë të mos kthehej në shtëpi, pasi do të rrahin dhe do të bëjnë keq.

Pas këtij episodi një tjetër do ta përndiqte familjen Ndoj, pasi Kristjani u nis në shkollë në orën 07:30 të mëngjesit. Ai mësohet të ketë bërë mësim deri në mesditën e asaj dite. Në kohën e pushimit të drekës është larguar datën e 22 dhjetorit, prag Krishtlindjes 2018, afro 2 muaj që nga largimi i Kristianit. Ky është largimi më i gjatë nga banesa i 14-vjecarit, djali me flokët e sytë e zinj.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen