Situata e krijuar nga sasia e madhe e mbetjeve të sjella nga prurjet e lumit Drin në zonën fundore të bregdetit të Kunes ka vënë në lëvizje institucionet vendore në Lezhë. Bashkia, në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës, kanë ndërmarrë një aksion të gjerë pastrimi. Mjete të rënda dhe punëtorë janë angazhuar për pastrimin e bregdetit, ndërsa për shkak të përmbytjes së rrugës që lidh ishull-Shëngjinin me këtë segment të vijës bregdetare, është përdorur edhe një varkë për largimin e thesëve me mbetje.
Administratori i Njësisë Administrative Shëngjin, Brahim Demi, u shpreh se kjo zonë nuk është e frekuentuar shpesh nga vizitorët, megjithatë institucionet do të vijojnë të mbajnë vëmendjen e shtuar për ta ruajtur të pastër këtë hapësirë të rëndësishme natyrore. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos hedhin mbeturina në brigjet e kanaleve dhe lumenjve, pasi në fund të gjitha përfundojnë në det, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme.
Pjesa fundore e bregdetit të Kunes, pu ndot masivisht pas prurjeve te shumta te Lumit Drin, ku u depozituan mbetje plastike, qelqi, madje edhe kafshë të ngordhura, duke e kthyer zonën përkohësisht në një landfill të vërtetë mbetjesh.
Komente







