SPILLE- Pas denoncimit të Shqiptarja.com, shqetësimi i pushuesve në plazhin e Spillesë ka gjetur zgjidhje.
Të premten e kaluar Shqiptarja.com raportoi se pushuesit po braktisnin plazhin pasi vendi ishte "pushtuar" nga mushkonjat, madje biznesët ishin të gatshëm që ta bënin në mënyrë individuale dezinfektimin, por nuk kishin dijeni për llojin e insekticidit që duhet të përdornin. Megjithatë, ky problem gjeti një zgjidhje të menjëhershme!
24 orë pas raportimit të lajmit, gazetari Aldo Kozarja bën të ditur se me urdhër nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë zbritur në terren disa grupe të cilët kanë bërë verifikimin. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, gjatë orëve të vona të natës, e gjithë zona me pisha në plazhin e Spillesë vatrat e konstatuara si të problematike janë dezinfektuar, ose siç njihet në terma konkret në raste të tilla, dezinsektim.
Plazhi i Spillesë është një nga zonat më të frekuentuara në detin Adriatik dhe këtë sezon turistik numri i pushuesve ka arritur më shumë se 200 mijë.