Militantët besnikë të Sali Berishës janë mbledhur edhe këtë të hënë në protestë para Kryeministrisë. As protesta dhunshme e së shtunës, e trumbetuar fort nga Sali Berisha si kilometri i fundit drejt triumfit, duket qartë se nuk ka sjellë shpresë në kampin opozitar.
Të vetmit që janë rikthyer në shesh, janë vetëm një grusht militantësh të cilët nga e hëna në të hënë, sa vijnë e rrudhen, siç shihet edhe në këto pamje me dron që sjell Report Tv.
Por ndryshe nga protesta e së shtunës, ‘ushtarët’ e fundit janë mbledhur para Kryeministrisë pa ‘liderin’ e tyre, i cili pas akteve të dhunës i la militantët të vetëm në shesh dhe shkoi privatisht në Strasburg duke i zënë vendin Albana Vokshit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Komente













i mbaruan dje a pardje leket,sa te vjedhin prap dhe do paguajne me shume qe te vijne njerez…ketu shikojet sa i vlen lekura ketyre…edhe ta falin nuk meret se eshte zeherr…pd nuk ka pike mbeshtetje,ata thjesht paguajne mercenare per molotov e rremuja,me larg nuk shkojne…shendet sali mumja…ska njeri kohe te meret me plehera
Përgjigju