Pas dorëheqjes së Grida Dumës dhe Alfred Rushajt, parlamenti i jep mandatin Oriela Nebijajt e Petrit Dodës! Sot bëjnë betimin në Kuvend

Pas dorëheqjes së Grida Dumës dhe Alfred Rushajt, parlamenti i jep mandatin Oriela Nebijajt e Petrit Dodës! Sot bëjnë betimin në Kuvend

Orjela Nebiaj dhe Petrit Doda

Sot është zhvilluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kanë marrë zyrtarisht manadatin e deputetëve të PD-së Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda..

‘Mbledhja shqyrtoi  vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të  Koalicionit “ Partisë Demokratike – Aleanca  për Ndryshim” , qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj. Z. Petrit Doda dhe znj. Orjola Nebijaj kanë fituar mandatin e deputetit dhe, në mbështetje të nenit 4 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhje u  vendos të  ftohen në seancën e sotme plenare për të bërë betimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit.’- njofton Kuvendi.

Doda dhe Nebijaj përfituan mandatin pas dorëheqjes së Alfred Rushajt dhe Grida Dumës, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prill 2021, morën respektivisht 5987 dhe 5606 vota personale. Ndërkohë në seancën e sotme deputetët e rinj të grupit parlamentar të Partisë Demokratike pritet të bëjnë betimin në Kuvend.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet