Rajoni jugor është përfshirë nga rreshjet e dëborës. Nga informacionet e marra pranë Këshillit të Qarkut, rreshjet më të shumta janë shënur në Kurvelesh, Frashër e Zagorie. 

Deri në mesditë të gjitha akset rurale kanë qënë të kalushme, ndërkohë edhe Autoriteti Rrugor, është në gatishmëri për të mos krijuar probleme në akset nacionale. 

Edhe qyteti i Gjirokastërs ka shënuar borën e parë pas dy vitesh. 

Në zonat e thella rurale trashësisa e borës ka arritur 25-30 cm. Blutë e qarkullimit ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve që të pajisen me zinxhirë sidomos për kalimin në majën e Çajupit atë të Qafës së Muzinës. 

Në gadishmëri janë venë të gjitha mjetet dhe burimet njerëzore për të përballuar situatën nga rreshjet e dëborës.


Redaksia Online
(g.f/Shquptarja.com)