Tiranë/ Pas dy vitesh pandemi, të rinjtë festojnë nën ritmin e muzikës Natën e Bardhë (VIDEO)

TIRANË- Pas dy vitesh, mbrëmjen e sotme në Tiranë është organizuar Nata e Bardhë, tashmë e kthyer në një traditë në vendin tonë. Kryeqyteti shqiptar ka mbledhur sot të rinjtë të cilët nën ritmin e muzikës po festojnë një mbrëmje magjike.

Festa është organizuar në 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve për shkak të pandemisë.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe Parku Rinia janë zonat ku po zhvillohen aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk kanë munguar gjatë ditës as surprizat dhe organizimet për fëmijët të cilat këtë vit u përqendruan në Parkun Rinia. 

Disa nga artistët performues të këtij viti janë Ronela Hajati, Mato Lale, Irkenc Hyka, Lindi, Krusita, Urban Band etj, duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.

Kujtojmë që një vit më parë për shkak të masave anti-COVID, Nata e Bardhë u organizua në Tiranë por pa praninë e publikut. Koncerti u transmetua online nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • greg: 01/12/2021 10:33

    nuk ka mbaruar pandemia sepse pandemi ska pasur asnjehere

    Përgjigju
    • Ana: 03/12/2021 03:47

      Duket qe jeton hene me perrallat e mediave sociale o i shkrete

  • Arber: 01/12/2021 10:30

    Gjithe bota me masa kufizuese , vetem Erioni ben gallate.

    Përgjigju
  • Esi: 01/12/2021 00:47

    Nuk ka mbaruar pandemia, nuk ka ndryshuar asgje nga 1 vit me pare, vetem ne shqiperi degjon keshtu lajmesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Integrimi në BE, a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?



×

Lajmi i fundit

John

Shkoi me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë fëmija 2 vjeç në Elbasan