Pas ekspozitës, për Mbretëreshën Geraldinë edhe një shtatore në Tiranë

Jeta edhe veprimtaria sociale e Mbretëreshës Geraldinë paraqitet për publikun në ekspozitën fotografike, “Trëndafili i bardhë - Geraldinë” në Muzeun Historik Kombëtar. Në 30 dhjetor të vitit 1937, kontesha Geraldinë, e cila njihej si Trëndafil i bardh mbërriti në Tiranë. Në 31 dhjetor u prit në Pallatin Mbretëror aty ku edhe u takua me mbretin Zog, që i propozoi për martesë. Parlamenti miratoi kërkesën, edhe pas këtij miratimi, me një dekret mbretërore, kontesha Geraldinë u ngjit në radhët e princeshës së Shqipërisë. Ajo u mor me administrimin e pallatit mbretëror në Tiranë edhe u kushtonte shumë vëmendje kushteve të higjienës së shqiptarëve edhe emancipimit të gruas shqiptare tregon, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, i cili gjatë fjalës së tij të mirëseardhjes ndali tek letra, që shkrimtari Ismail Kadare i ka dërguar mbretëreshës Geraldinë më 12 mars 2002, ku mes të tjerësh shkruan se: “Konteshë e re, e ardhur nga qendra e Europës, për t’u bërë Mbretëreshë e shqiptarëve, ju treguat për ta një përkushtim e devocion mallëngjyes, që e kanë shembullin e rrallë në këtë shekull. Zonjë e lartë, vendimi juaj për t’u kthyer e për të jetuar në Shqipëri, ka qenë për mua, dhe kam bindjen se do të jetë për shumicën e shqiptarëve një lajm i gëzuar dhe jashtëzakonisht prekës. Ju po ktheheni në vendin që fati e solli të bëhet atdheu i juaj, ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime. Me këtë akt të lartë, ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”, shprehet Koçi, i cili më tej shton se: “Mbretëresha Geraldinë pati një atdhe të lindjes, Hungarinë dhe një atdhe të jetës, Shqipërinë. Ajo e deshi aq shumë këtë vend, saqë pas 60 vjetësh në mërgim, vitet e fundit vendosi t‘i kalonte në Shqipëri”.

Schöberl Márton, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Hungari, teksa foli për mbështetjen që Hungaria u jep shteteve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë integrimin në BE, shprehet se, së shpejti do të ketë edhe një shtatore në nderim të mbretëreshës

“Ne kemi një vëmendje të veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi një vëmendje të në linjën e integrimit të shteteve tuaja në Bashkimin Europian. Për këtë arsye jemi duke e përkrahur integrimin në BE, me mjete të lehta. Marrëdhënia e shkëlqyer mes dy shteteve daton që në kohën e hershme të shekullit të XV, me emra të rëndësishëm, si Skënderbeu edhe figura të tjera historike, që ndihmuan në luftën ndaj pushtimit otoman. Një tjetër dëshmi e këtij fakti është edhe mbretëresha Geraldinë. Mbretëresha Geraldinë e martuar me mbretin Zog, edhe pas periudhës që u largua nga Shqipëria nuk e harroi Shqipërinë, por e mbajti gjithmonë në zemrën e saj. Në nder të këtij momenti do të dhurohet një statujë për Bashkinë e Tiranës”, thotë Schöberl Márton.

Edhe Princ Leka, pasardhësi i familjes mbretërore, shprehu entuziazmin e tij, për këtë ekspozitë fotografike

“Jam vërtet shumë mirënjohës. Gjyshja ime ka mbajt gjithmonë në zemër Hungarinë edhe Shqipërinë gjatë gjithë jetës së saj, gjatë ekzilit. Me gjithë vështirësitë që pati ajo diti të vlerësonte të mirën edhe vetëm me dashuri. Shpesh ndodh që historia na përçan më shumë sesa na bashkon. Është një nder për kombin, kur kemi figura të vlerësuara nga të gjithë. Edhe mbretëresha Geraldinë është një prej tyre”.

Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gazmend shpuza: 06/10/2019 20:03

    Kemi pa monument mbretereshen e te gjithe shqiptareve, Donika Kastriotin, qe i qendroi per krah disa vjet me radhe Heroit tone Kombetar Skenderbeutt dhe birit te tyre Gjon, edhe pse te pa kurorezuar me tituj mbreteror,Pastaj mund te vijojme me monumentet e zonjave te para te te gjithe qeveritareve te venjdit. G. Shpuza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'