"Aspak nuk jam e habitur me komentet që po lexoj. Për fat të keq, më shumë jemi të aftë të shajme e ofendojmë me një lehtësi të madhe, se sa të bëjmë të kundërten - të komplimentojmë apo lartësojmë dikë kur e meriton.
(Statusi i publikuar nga këngëtarja Tuna në faqen e saj në Facebook)
Vendimi për një "dead lock" ishte zgjidhja më e duhur për sonte, sepse në këtë mënyrë bëhet vendimmarrëse vota e publikut, ajo që i jep peshë kësaj gare.
Kohën që e humbni për të fajësuar jurinë do ishte më e dobishme duke votuar dhe lobuar për favoritin tuaj.
Për mua, ashtu siç thash, Egzona është artistja më e pjekur në këtë edicion dhe vazhdimisht ka pasur mbështetjen time.
Me "X Factor" nuk përfundon karriera artistike e konkurentëve, përkundrazi aty fillon.
Dhe më besoni, të gjithë finalistët e "X factor" kanë atribute për të qenë pjesë e komunitetit muzikor shqiptar. "-ka shkruar Tuna në Facebook.
Ky publikim i saj është shoqëruar menjehërë nga komente pro dhe kundër nga fansat e këngëtares.
(xh.k/shqiptarja.com)