Pas Evi Kokalarit, këto janë 'amerikanët' më të rëndësishëm që i shkojnë në zyrë Sali Berishës

Pas Evi Kokalarit, këto janë 'amerikanët' më të rëndësishëm që i shkojnë në zyrë Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha në takim me përfaqësuesit e diasporës

TIRANË- Në zyrën e Sali Berishës sa vjen dhe po futen gjithnjë e më pak ndërkombëtar. Nga SHBA ai u shpall ‘Non Grata’ për minim të demokracisë dhe korrupsion, e teksa po trumbetonte me të madhe se kjo ishte një lëvizje e Soros së bashku me Edi Ramën, edhe Britania e Madhe mori të njëjtin vendim duke e futur në listën e personave të padëshiruar.

Mirëpo në këtë betejë që duket se e ka të humbur që në nisje të saj, Sali Berisha nuk dorëzohet dhe çdo ditë përpiqet që t’ua mbush mendjen mbështetësve të tij, që ai është “lideri” ideal që do e ribashkojë Partinë Demokratike. Sot ai ka publikuar disa foto me përfaqësues të disaporës sonë në SHBA, për të treguar se ka mbështetjen e amerikanëve, prandaj çdo takim me ta kujdeset që ta “bërtasë” në rrjetet sociale.

“Takim me përfaqësues të shquar të diasporës tonë në SHBA! Të dashur miq, pata kënaqësinë e veçantë të mirëpres përfaqësuesit e shquar të diasporës tonë në SHBA, z. Paulin Mrnaçaj, President i Albanian American Advisory Council, Inc., bashkëshorten e tij, zj. Drita Vushaj dhe gazetarin e mirënjohur Beqir Sina.

Në këtë takim unë i shpreha mirënjohjen time të thellë zotit Mrnaçaj dhe miqve që e shoqëronin, për ndihmën e tyre të çmuar ndaj çështjes shqiptare, përmbysjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, lirisë së Kosovës, dhe mbështetjen ndaj Partisë Demokratike që nga themelimi i saj deri më sot.

Në takim diskutuam gjerësisht mbi vendosjen e plotë të monizmit në Shqipëri, rrezikun e madh në të cilin ndodhet demokracia shqiptare, bashkëpunimin e PD me diasporën, dhe rolin jetik të kësaj të fundit për shpëtimin e Shqipërisë. Folëm gjithashtu për kërcënimin e madh kombëtar që paraqet për shqiptarët Ballkani i Hapur. Takimi ishte i hapur dhe miqësor”, shkruan Berisha.

Duket se pas Evi Kokalarit, këto janë 'amerikanët' më të rëndësishëm që e takojnë në zyrë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta Rrasi: 14/08/2022 14:21

    O Tosi prasi a e njef ti Salhe Bajgën ? ? ? Apo je gjë i smur psiqik ? Po Salhe bajga është : kriminel , hajdut, ish sekretar partie apo s'quhet o Tosi tamallosi. Ti nuk ke sy e vesh o Tosi pallavesh që Salhu ta ngjesh. A se ke pa ti Gërdecin ? Po 21 Janarin o Tosi karrin ? Po firmat piramidale po Zen sy peshkaqenin që shëtit Botën pa kap 1 dit pun me dor apo squhet. Po klubin Partizani apo dhe klubi squhet. O Tos i gjithi bloz. Po kta derrat që takon Sala jan Kosovar që Sala desh i çoi të gjith në var. Po rroft USA o Tos suma se qeke shum IDJOT. Të rosh vet o Tos se truni të ka vdek me koh. FALMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN

    Përgjigju
  • Tosi: 14/08/2022 12:57

    Mire apo keq, Saliu pret e percjell ne shpi edhe te tille amerikane. Pra shqiptare te thjeshte. Qe eshte normale per cdo shqiptar. Bajgat me kryebajgen i keni me ngjyre mavi tani. Ti gezoni dhe shihni hairin.

    Përgjigju
  • Kasem Tyta: 14/08/2022 12:11

    O Salhe bajga si stë ha mortja o plak gërdall i gjithi pall. Po ça jan kto fundërrina që takon o plaku gërdall hajdut kriminel Salhe Bajga. Po mos u mërzit se po të mblidhet litari

    Përgjigju
  • Toni: 14/08/2022 11:40

    Pas konferencës çoji të hanë nga një paçe me fariun

    Përgjigju
  • kastriot: 14/08/2022 06:15

    e gjithe bota ti shkoje ai per ne eshte nje vrases sabotatore hajdute nuke harrohen ato qe i ka bere keti vendi

    Përgjigju
  • Ben: 13/08/2022 22:58

    Ky djathtas eshte njish ne rrethet politike te Washingtonit,lobist i forte.Duket qe nga paraqitja.Ne fakt duhet te punoje doorman,por meret edhe me politike.E mer Sale,po takon gjithe emigrantet hallexhi neper bote.

    Përgjigju
  • Haha: 13/08/2022 22:56

    Tash ka ngel me prit ket temin Berisha!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/08/2022 22:16

    Ta futën saliii. Ruaje nje çik ate palo dinjitet qe te ka mbetur, jo per foto me ksi lacash ordiner qe nuk i njeh as magjia e tyre. Te pakten ti shoqeronte elezbiberaj.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 13/08/2022 22:08

    Tamom tipik skuth Sali Qelbesira.Si nuk vdes e te pushojne gazetat se u lodhen duke shkruar per Halene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale