Aplikimi i Kodit të ri të Procedurës Penale që ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2017 mund të sjellë probelme për ecurinë e gjykimeve. Këtë shqetësim e ngrenë gjyqtarët, ku sipas administratës së Gjykatës së Tiranës koha për t'u njohur me këtë kod ka qenë e pamjaftueshme.

Sipas materialit të siguruar nga reportTv gjyqtarët shprehehn se “se koha e lënë në dispozicion për t'u familjarizuar me kodin, trajnimi i gjyqtarëve apo shpjegimi dhe interpretimi i neneve të caktuara për t'u zbatuar procedura në mënyrë uniforme nga gjykata si një e njëjtë ka qenë e pamjaftueshme”.

76 gjyqtarë për 10500 dosje, 16 m2 arkiv
Aktualisht në Gjykatën e Tiranës ushtrojnë detyrën 76 gjyqtarë ndërsa kreu i kësaj gjykate paralajmëron një kolaps në dhomën penale të kësaj gjykate.
Por njohja me kodin dhe kuptimi i tij për tu aplikuar në gjykim nuk është i vetmi shqetësim.

Për kreun e kësaj gjykate, Enkelejdi Hajro sistemi i drejtësisë në dhomën penale pranë Gjykatës Tiranë mund të futet në kolaps, situatë e njëjtë siç ndodh me Gjykatën e Lartë ku në arkivë janë akumuluar 20 000 dosje pasi mungojnë gjysma e gjyqtarëve.

“Për mua shqetësimi më i madh si kryetare e gjykatës është se gjykata penale mund të shkojë në kolaps jo për shkak të mënyrës së ndarjes ne seksione, por vetëm për shkak të mungesës së ambienteve të domosdoshme funksionale, burimeve njerëzore, numrit të vogël të sallave të gjykimit dhe numrit të gjyqtarëve që duhet të shtohet me urgjencë” – shkruan Hajro në letrën e saj publike drejtuar institucioneve si KLD dhe Presidencë.

Gjyqtarët: S'patëm kohë të njiheshim me K.P.Penale
Zgjidhje për këtë situatë sipas gjyqtarëve pritet të vijnë dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor një institucion i parashikuar në reformën në drejtësi për të zëvëndësuar KLD, por deri më tani ky intsitutcion nuk është krijuar. 

Aktualisht në Gjykatën e Tiranës me aplikimin e kodit të ri të procedurës penale shkon në 10500 dosje ndërsa hapësira e arkivës për të sistemuar të gjitha dosjet, kërkesat vendimet dhe paditë është vetëm 16 m2.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com