Pas grabitjes, Morena e zhgënjyer nga njerëzit: Nuk u kujtuat

Pas grabitjes, Morena e zhgënjyer nga njerëzit: Nuk u kujtuat

Një javë më parë, banesa e këngëtares Morena Tarakut në Turqi, ra pre e grabitjes. Këngëtarja publikoi pamjet e shtëpisë si dhe dëmet që ia shkaktuan. Në detajet e mëtejshme u mësua se autorët kanë marrë rreth 13 mijë euro si dhe ora, gjerdan e stoli në vlerë 300 mijë euro.

Ajo ka bërë disa postime në rrjete sociale, me anë të të cilave shprehet e zhgënjyer për disa miq që nuk u intereson në lidhje me ngjarjen që ndodhi.

“Dhe ndër vite e kupton që ndihesh mirë dhe e sigurt vetëm afër familjes tënde të ngushtë sepse askujt tjetër nuk i intereson”, tha fillimisht Taraku.

”Edhe faleminderit për gjithë ata që më shkruan dhe u kujdesën për mua dhe gjendjen time por edhe ata që nuk u kujtuan as një sms të vogël që të më ngushëllonin kështu që nuk më duhet të iu mbaj ‘follow’ e t’iu shoh jetën fake që e keni”.

“Shyqyr që ika në Kosovë për 15 ditë e pashë kush më thirri me ma qit një kafe a një drekë. Sa bukur e shtëpia ime në Turqi ishte e hapur gjithmonë për të gjithë. Kanë thënë njeriu sa jeton mëson”, përfundon shkrimin ajo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla