Pas helmimit të qenve, rrihet
zv/ministri i Punes, Stankovic

Pas helmimit të qenve, rrihet<br />zv/ministri i Punes, Stankovic
GRACANICE-Nënkryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) dhe zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Boban Stankovic është rrahur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës para shtëpisë së tij në Graçanicë nga një grup personash.

“Kemi arsye të dyshojmë dhe të shqetësohemi nga fakti se para dhjetë ditësh persona të panjohur në oborrin e shtëpisë së Stankoviqit i helmuan dy qen të racës së zgjedhur”, thuhet në reagimin e SLS-së.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se vetë zëvendësministri Stankovic është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit që është përfshirë në sherr.

“Më datën 8 mars në ora 00:30 në stacionin e Graqanicës është lajmëruar një rast për një sulm, ku 6 persona janë përfshirë në një rrahje. Personi në fjalë është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës si i dyshuar. Me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe më pas janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet edhe më tej”, ka thënë Ahmeti.

SLS thotë se Stankovicin e kishte zgjuar një grindje e zhurmshme ndërmjet shtatë-tetë personave para shtëpisë së tij, dhe kur ky ka dalë të shihte çfarë po ndodhë, këta persona kishin nisur ta fyejnë dhe pastaj edhe ta rrahin sa që i kanë shkaktuar Stankovicit lëndime të rënda trupore.

Boban Stankovic
(Boban Stankovic)

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë