Gjatë legjislaturës aktuale (2021-2025), janë 21 deputet të cilët kanë humbur dhe dorëzuar mandatin parlamentar, ndërsa 3 të tjerë mund ta humbin në muajt e ardhshëm.
Kjo bëhet me dije nga një raport i publikuar i Institutit të Studimeve Politike, ku theksohet se nga këta 13 deputet janë të PS, 10 të PD dhe 1 i PSD.
‘Në mandatin e tretë të PS në qeverisje dhe në legjislaturën e 10-të të tranzicionit, kemi 21 deputetë që kanë ndërprerë kontratën e besimit me qytetarët votues (2021) dhe 3 të tjerë që mund ta humbasin mandatin në muajt e ardhshëm. Në total, rreth 160 mijë vota ose rreth 10% e votave të dhëna më 2021 nuk përfaqëson më në parlament.
Disa dhanë dorëheqje menjëherë pas zgjedhjes (informacione paraprake për hetim nga SPAK, për qenie në listën e zezë amerikane apo arsye të tjera të komoditetit personal), disa dhanë dorëheqje gjatë mandatit duke iu rikthyer bizneseve më fitimprurëse, disa u detyruan të japin dorëheqje pas skandaleve personale apo familjare dhe disa u detyruan për shkak të hetimeve nga SPAK apo dënimeve nga sistemi i drejtësisë”, thuhet në raport.
Sipas raportit, përfshirja në krye të listave të individëve me rekorde kriminale apo korruptive, me lidhje të forta informale dhe me dosje hetimore në proces, bëhet me qëllim për të përfituar votat e tyre klienteliste në zonë, pra me dijeni dhe ndërgjegje, duke injoruar standardet ligjore, politike dhe etike për integritetin e partive, integritetin e votës dhe integritetin e fushatës.
Po ashtu thuhet se, edhe kandidatët e pastër, kur pranojnë të hyjnë në zgjedhje në emër të një partie politike, kanë pranuar të përdoren politikisht dhe kanë marrë përgjegjësi publike, ndaj edhe ata do të duhej të dëshmonin respekt për votuesin, dhe në rast zhgënjimi personal me politikën, të ngrinin zërin për zhvillimet jodemokratike që kanë zbuluar/evidentuar.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
68.9%
-
Jo
24.3%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 1853
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj
15 Tetor, 15:10
-
Grup i strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, GJKKO dënon me 11 vite burg në total 2 të akuzuarit! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)
15 Tetor, 11:56
-
Inceneratori i Fierit/ Dështon seanca në Apelin e GJKKO! Munguan avokatët e Lefter Kokës, e radhës u la për datën 18 tetor
11 Tetor, 12:22
-
SPAK merr të pandehur deputetin e PS-së, akuzohet për shpërdorim detyre! Jurgis Çyrbja pasi doli nga Prokuroria: Dhashë sqarime për kohën kur isha drejtues i hipotekës (VIDEO)
11 Tetor, 09:54
-
Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë
10 Tetor, 09:28
-
'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve
9 Tetor, 13:13
-
Masakra e Gërdecit, GJKKO rrëzon kërkesën për riekspertim, Mediu: Nxjerrin kot dëm se s’qëndron shpërdorim i detyrës
9 Tetor, 12:57
-
S’deklaroi apartamentin në bregdet, dënohet me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe! GJKKO vendos konfiskimin
9 Tetor, 09:43
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
Paloka e kallëzoi për shpërdorim detyre kur drejtonte Hipotekën, deputeti i PS Jurgis Çyrbja pyetet për 5 orë nga SPAK: Nuk kam koment, s'jam marrë i pandehur!
8 Tetor, 10:09
-
Deputeti i PD, Isuf Çela paraqitet në SPAK për 90 minuta, nuk prononcohet pas daljes: S'kam asnjë koment! (VIDEO)
8 Tetor, 10:02
-
FBI seminar me prokurorët e SPAK, Ambasada e SHBA: Pranë institucioneve të pavarura, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
7 Tetor, 17:54