Hija e Euro 2024, durimi dhe shkëlqimi! Ardian Ismajli kapiteni i Kosovës dhe Shqipërisë

Hija e Euro 2024, durimi dhe shkëlqimi! Ardian Ismajli kapiteni i Kosovës dhe Shqipërisë

Ardian Ismajli, kapiten te Shqipëria dhe Kosova

'I duruari, i fituari', thotë populli dhe shprehja i shkon më së shumti përshtat Ardian Ismajit, që mbrëmjen e 14 tetorit 2024 përjetoi ditën më të lumtur të jetës.

Mbrojtësi i Empolit u "gradua" kapiten i Kombëtares dhe ishte ndër më të mirët në fushë gjatë fitores 0-1 që Shqipëria shënoi në Tbilisi kundër Gjeorgjisë për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

"Është dita më e lumtur e jetës time, të mbaj shiritin e kapitenit për kombëtaren e Shqipërisë, duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët", tha ai me qetësi pas ndeshjes, një veçori që e ka cilësuar në karrierën e tij ndërkombëtare.

Pikërisht nga qetësia, pritja e momentit pa polemika, Ismajli jo vetëm që ka merituar shiritin e kapitenit, por është ndër lojtarët më të dashur e vlerësuar nga tifozët.

Për t'u marrë shembull sjellja e tij gjatë Euro 2024, ku paçka se ishte ndër emrat që e dërguan ekipin në fazën finale të Gjermanisë, u bë një nga pesë futbollistët që nuk patën minuta nga Sylvinho.

Pa polemika, me durim dhe me qetësinë dhe "ndërhyrjet" preçize si një mbrojtës kalibri, Ardiani vetëm tre muaj më pas meriton shiritin e kapitenit. Çdo e keqe e ka një të mirë thonë, edhe për Ismajlin minutat e munguara u shpërblyen, por jo vetëm në Kombëtare.

Në vitin e fundit të kontratës me Empolin, për të ka intersim të shtuar nga Juventusi, që 11 tetorin e 2024 kishte dërguar emisarët e vet në Pragë për ta ndjekur nga pranë Ismajlin në humbjen e Shqipërisë kundër Çekisë.

Veç "Zonjës" që e kërkon në janar, edhe Interi po e sheh me interes mbrojtësin që për shtatorin jo vetëm ishte në formacionin më të mirë të Serie A, por edhe të pesë ligave më të forta në Evropë.

Ismajli tani është në vitrninën e futbollit evropian, ndërsa ka mbajtur shiritin e kapitenit te Kosova para se të zgjidhte Shqipërinë dhe të debutonte në 17 nëntorin e 2018, duke luajtur në 42 ndeshje dhe shënuar tre gola deri në këto momente.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së