Pas humbjes me Tiranën, shkarkohet Elvis Plori! Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri Mirel Josa: Mirë se erdhe mjeshtër

Pas humbjes me Tiranën, shkarkohet Elvis Plori! Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri Mirel Josa: Mirë se erdhe mjeshtër

Elvis Plori dhe Mirel Josa

Klubi i Futbollit Vllaznia nuk do të ketë më trajner Elvis Plorin. Pasi kampionët e Tiranës mundën Vllazninë me rezultatin 3-1 në shtëpi, Plori nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë.

Pas falënderimeve për kontributin e Plorit, klubi kuqeblu nuk hezitoi të prezantonte trajnerin e ri të skuadrës. Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin. Falenderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë këtyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë.

Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t'i ofrojë të gjithë besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran.

A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus