Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë

Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë

Mirel Josa

KOSOVË - Trajneri i mirënjohur, Mirel Josa ka marrë drejtimin e stolit te klubi i Vëllaznimit të Gjakovës. Lëvizje surprizë për strategun e trajningut, i cili ka drejtuar më herët klube me emër. Veç kësaj, Mirel Josa ka rënë dakord dhe do jetë pjesë e Ligës së Parë të futbollit në Kosovë dhe jo elitës (Superligës).

Deri para tre javësh 61-vjeçari ishte pjesë e Besës së Kavajës nga ku u shkarkua për rezultate jo të mira. Ritkthim në Kosovë për Josën, i cili te Prishtina fitoi Kupën. Më herët në karrierën e tij Josa ka drejtuar ekipe si Tirana, Vllaznia, Elbasani, Teuta, Skënderbeu, Shkumbini, Prishtina, Kukësi, Laçi dhe Besa.

Josa ka fituar pesë herë titullin kampion në Superligën e Shqipërisë, dy herë Kupën e Shqipërisë dhe dy herë fitues i Superkupës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Pakti trepalësh, projekte energjie në shkallën gigavat në Shqipëri! Përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë

Pakti trepalësh, projekte energjie në shkallën gigavat në Shqipëri! Përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë