Pas kallëzimit të banorëve, prokuroria e Lezhës nis hetimet për ndërtimin e HEC-it në fshatin Thirre të Mirditës

Pas kallëzimit të banorëve, prokuroria e Lezhës nis hetimet për ndërtimin e HEC-it në fshatin Thirre të Mirditës

Banorët e Fanit në protestë kundër ndërtimit të HEC-it

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet në lidhje me ndërtimin Hidrocentralit dhe fabrike Ujit, në fshatin Thirrë të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Sipas burimeve procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të depozituar nga banoret e zonës të cilët janë kundra zbatimit të këtyre projekteve dhe pretendojnë se ju janë falsifikuar firmat nga kompania që po kryen këto investime në bashkëpunim me zyrtar vendor.

Hetimet po kryhen nga Prokurori Sabri Kastrati i cili i kontaktuar nëpërmjet telefonit bën me dije se është administruar dhe po verifikohet i gjithë dokumentacioni i lejes së ndërtimit dhe nëse ka element të veprës penale përsonat përgjegjës do të përballen me ligjin.

Ndërkohë banoret e fshatrave Thirrë dhe Sang, protestuan të enjten pasi janë kundra zbatimit të këtyre projekteve që sipas tyre zhduk burimet natyrore dhe dëmton rëndë mjedisin në këto zona.

Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave deri në bllokim të rrugës së kombit, nëse nuk do të ketë reagim nga instituciuonet vendore dhe qëndrore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës