PD paralajmëron sërish kaos, e deleguara e SHBA-së takon Çupin dhe Bushkën në Kuvend! Ja mesazhi i Ambasadës
Klotilda Bushka, Nancy VanHorn dhe Dhurata Çupi
Pas dhunës së shkaktuar nga opozita në Kuvend dhe pasi PS ka kërkuar përjashtimin e deputetëve opozitar, deputetja e PD Dhurata Çupi dhe deputetja e PS Klotilda Bushka, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn.
Lajmi është bërë me dije përmes një postimi të ambasasës së SHBA në Tiranë, ku shkruhet se në fokus të takimit ishte rëndësia e institucioneve të pavarura dhe rolin jetik i shumicës dhe opozitës në demokracinë e vendit.
“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.
Ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë", shkruhet në postim.
Ndërkohë, ditën e djeshme (1 tetor) pati një reagim të ashpër nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku shprehej thellësisht e shqetësuar nga dhuna e opozitës në Kuvend. Ambasada deklaronte se akte të tilla dëmtojnë procesin demokratik.
"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, shprehej ambasada.
Por, duket se mesazhet e ndërkombëtarve kanë shkuar në vesh të shurdhët, kjo pasi nesër ndërsa Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare opozita do të tentojë sërish të krijojë trazira.
Kjo është bërë me dije edhe nga kreu i grupi të PD Gazment Bardhi ditën e sotme, i cili u shpreh se do të bëjmë gjithçka për të mos lejuar normalitet as nesër në seancë.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22