Pas kërcënimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se kush do të cenojë objektet e kulturës do të ndiqen penalisht, janë kthyer 4 pllaka bronxi nga Monumentit i Pavarësisë.
Në ambientet e Policisë Bashkiake të kryeqytetit janë dorëzuar vullnetarisht disa prej pllakave që janë vjedhur nga objekti i ndërtuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Vlera e këtyre pllakave kap shifra të konsiderueshme, ndaj kryebashkiaku i Tiranës ka ashpërsuar gjuhën kundër vandalizmit të objekteve historike dhe të kulturës në qytet.
Një ditë më parë, gjatë inspektimit të nisjes së punimeve për restaurimin e pavarësisë, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit paralajmëroi çdo njeri që vandalizon qytetin se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, do të procedohet penalisht.
“Kush guxon të përdorë grafitin, të heqë një tullë, të kryejë nevojat personale poshtë urës, të dëmtojë veprat e artit apo monumentet historike dhe të kulturës në qytet, do procedohet penalisht”, theksoi Veliaj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com