Pas KESH e OST edhe OSHEE:
Duhet të rritet çmimi i energjisë

Pas KESH e OST edhe OSHEE:<br />Duhet të rritet çmimi i energjisë
TIRANE – Çmimi i energjisë elektrike duhet të rritet me 5 lekë, ose thënë ndryshe me 70 % të çmimit aktual, i cili është 7 lekë kë/h duke shkuar ne 12 leke per kë/h.
 
Kërkesa i është dorëzuar Entit Rregullator të Energjisë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili është operatori i fundit që aplikoi për ndryshim të tarifave, pas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
 
Kërkesa e OSHEE është dorëzuar zyrtarisht dje pranë ERE. Enti Rregullator i Energjisë pritet që në muajin dhjetor të dalë me një vendim në lidhje me tre kërkesat e paraqitura.

Heqja e fashës së parë prej 300 kilovat/orë ku konsumi përllogaritet me 7.7 lekë për kilovat/orë nuk do të jetë më efektive. Kjo masë është paralajmëruar edhe vetë nga qeveria, pasi është keqpërdorur dhe është abuzuar me tarifimin e energjisë elektrike.

Opetarori i Transmetimit ka kërkuar një rritje të tarifave në 10%. Operatorët e ndryshëm energjetikë i paguajnë OST-së 0.65 lekë për kilovat/orë të transmetuar në linjë, ndërsa propozimi i këtij të fundit është rritja në vlerë totale prej 0.71 lekë.
 
Ndërsa KESH ka kërkuar një rritje të çmimit në 50%. KESH kërkon që, nga 2.2 lekë që është aktualisht në 3.3 lekë. Me tarifat aktuale që operon, korporata është e detyruar që të mbulojë të gjitha shpenzimet e saj si edhe të blejë energjinë e prodhuar nga hidrocentralet e vogla private. Gjithashtu, KESH është e detyruar me anë të një VKM-je që të garantojë importin e energjisë për llogari të OSHEE.

Tregu energjetik në vend është i rregulluar dhe funksionon me çmime fikse, ku është parashikuar që nga prodhimi privat të përballohet një kosto energjetike deri në 778 gigavat/orë në vit, ndërsa prodhimi aktual nga këto subjekte arrin në diçka më shumë se 1600 gigavat/orë. Detyrimet e KESH për të blerë energji përtej mundësive të saj ekonomike, sjell një kosto shtesë prej 11 miliardë lekë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)