Kuzhina juaj nuk është aq e pastër sa ju mendoni, përkundrazi kuzhina juaj përmban më shumë mikrobe se një tualet.

Një studim i bërë nga disa studiues gjerman, ka treguar se një zonë sa një kub sheqeri në sfungjerin me të cilin lajmë enët, mban mbi 54 bilion qeliza bakteriale.

Studiuesit analizuan mostrat e ADN-së së 14 sfungjerave të ndryshëm që ishin përdorur në kuzhinë, ku vunë re dominancën e bakterit që bën pjesë në grupin e baktereve të quajtura “Gammaproteobacteria”.

Kjo klasë bakteresh përfshin patogjenin njerëzor që shkaktojën sëmundje të tilla si tifo, murtaja dhe kolera.

Metodat e mbajtjes pastër të sfungjerit që përdoren kryesisht nga amvisat, si mikrovalëzimi dhe vlimi nuk janë të duhurat, pasi këto metoda rrisin rrezikun e shpërndarjes së këtyre baktereve.

Sipas hulumtimeve të mëparshme, nuk ekziston asnjë metodë pastrimi për sfungjerat, madje dhe mikrovalëzimi apo vlimi nuk e zvogëlojnë rrezikun bakterial në këto sfungjera.