Ilir Meta ka bërë të ditur se pas konventës që do të zhvillojë Partia e Lirisë më 27 prill, do të shkojë poshtë ballkonit i Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’.
Siç i ka bërë të zakonshme daljet në rrjetet sociale, Meta shfaqet duke bërë ushtrime fizike dhe duke udhëzuar stafin për mënyrën e organizimit të Konventës.
Konventa do të nisë me këngën ‘Për ty Atdhe’, ndërsa poshtë ballkonit të Berishës do të këndojnë këngën ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’.
‘Me SuperBerishën tonë, Kampionin dhe Rekordmenin absolut, jo vetëm punojmë por edhe stërvitemi si njëherë e një kohë.
Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën "Për ty Atdhe" me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek "Rruga e Shpresës" me këngën "Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha"!’- shkruan Meta.
/...se me thone Sali Berisha/! Nuk thenkan Ilir Meta?! Pastaj cfare muri i prishi Serbise Sala?! Ah po,tani u kujtova! -Sala i prishi murin e embargos Serbise,duke e furnizuar me nafte!
PërgjigjuKalbesire antikombetare!
PërgjigjuJu do te mbeteni ne histori si njerezit me anti Shqipetare te te gjitha koherave. Ju jeni jashteqitja, llumi, injoranca, shker-hatacioni qe erdhi ne pushtet mbas periudhes post komuniste. like floriri, sali serbi kete here you erdhi fundi. Do vije koha kur edhe niperit, mbesat e te tjere mbas tyre do te paguajne per ato cfare ju keni bere gjate kesaj periudhe.
Përgjigjuky ka lujt menc
PërgjigjuMurin ja prishe hahaha!!? Po mos e bombardonte Amerika, ti me Saliun tash do këndosh moj Serbi e mjera Serbi kush t'i ka qit kryet në hi.
Përgjigju